Celebrities Gossip Showbiz

Fedez i nënshtrohet operacionit, pak pasi deklaroi se vuante nga një sëmundje e rëndë!

Pak ditë më parë këngëtari i njohur italian Fedez njoftoi ndjekësit e tij se vuante nga një sëmundje serioze por nuk dha detaje më shumë duke i shqetësuar ata. Bëhet e ditur se së fundmi artisti i është nënshtruar operacionit në San Raffaele në Milano. Për momentin, për arsye privatësie, ende nuk dihet lloji i ndërhyrjes dhe rezultati nuk është i qartë.

Fedez thuhet se vuan nga demielinimi, një proces që në shumicën e rasteve mund të çojë në sklerozë të shumëfishtë, patologjinë më të shpeshtë inflamatore të sistemit nervor qendror. Sipas statistikave, kjo sëmundje në Itali prek një grua në 500 dhe një burrë në 1000. Simptomat janë të ndryshme si ulje e forcës së muskujve, ndjesi shpimi gjilpërash, vështirësi në artikulimin e fjalëve dhe reduktim drastik i shikimit. Ditën e djeshme reperi shkroi në rrjetin e tij social Instagram këto fjalë:

Nesër do të jetë një ditë e rëndësishme për mua. Kam dashur të falënderoj të gjithë ata që më kanë shkruar këto ditë, duke dërguar kaq shumë pozitivitet.

Sot, në fakt, është edhe ditëlindja e Vittoria-s, e cila mbush 1-vjeçe ndërsa Leone sapo ka mbushur 4-vjeç. Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, krahas bashkëshortes së tij Chiara Ferragni dhe fëmijëve të tyre, artisti ka uruar vogëlushen e tij duke shkruar:

Gëzuar ditëlindjen e parë për Vittoria-n tonë. Këto foto i bëmë të dielën, disa ditë përpara, sepse e dinim që sot babi do të ishte në spital (por së shpejti do të jetë në shtëpi). Të duam marrëzisht patate!

Dyshja e njohur italiane Chiara dhe Fedez janë padyshim një nga çiftet më të njohura e me të komentura në botën e showbiz-it. Ata shquhen për natyrën e thjeshtë e pa komplekse që kanë. Çifti i famshëm kanë ngritur perandorinë e tyre dhe po ja dalin të pasurohen çdo ditë e më shumë mes bizneseve që zotërojnë dhe kontratave që nënshkruajnë.