Bota

Fëmija 18 muajsh bie nga dritarja, kalimtarja 64 vjeçare i shpëton jetën!

64 vjeçarja Svetlana Sanarova la qeset e saj përtokë dhe nxitoi me krahë të hapura të vendosej në pritje poshtë dritares. Pamjet e kamerave të sigurisë e regjistruan atë duke ardhur tamam në kohë për të shpëtuar të voglin e quajtur Egor që ra nga rreth 7 metra lartësi në qytetin rus të Novokuznetsk.

Pas aktit të saj shpëtimtar, gruaja thërriti për ndihmë dhe babai i fëmijës Dmitry Teryokhin, 27 vjeç zbriti me nxitim për të marrë të birin. Nga tronditja e momentit ai vetëm e falendëroi dhe nuk e pyeti as për emrin dhe Svetlana u largua.

Gjashtë ditë më vonë gruaja u identifikua dhe autoritetet përgatitën një ceremoni të vogel nderi për aktin e saj.

“Vetëm pasi kuptova atë që kishte ndodhur m’u ngrit tensioni i gjakut”, shkruan gjyshja e një nipi.

Babai thoshte se besonte se gruaja e tij po kujdesej për djalin, duke shtuar se kishte shkuar të merrte një shishe për fëmijën tjetër. Çifti kanë një vajzë katër vjeçe dhe dy binjakë 18 muajsh djalë e vajzë, nga të cilët djali shpëtoi paq me rënien e frikshme nga dritarja.

Svetlana tha: “E pashë që prej një distance që po qëndronte në dritare. Më pas nuk dija çfarë të bëja. Po mendoja, çfarë duhet të bëj? Nëse nuk e kapja do të përplasej në tokë para syve të mi. Duhet të vrapoja e ta prisja, përndryshe do të ishte shumë më keq”.

Dhe në fakt kur e kapa ishte shumë i rëndë, por nuk e mendova fare rrezikun atë moment”, -thotë gruaja, duke shtuar se babai i kishte ofruar një shumë parash, të cilën e kishte refuzuar sepse ndjehej e ofenduar.