Celebrities Gossip

Fëmijët e Kate Middleton dhe Princit William presin të emocionuar Krishtlindjet!

Fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton janë adhurues të mëdhenj të zbukurimeve festive. Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis i duan zbukurimet e Krishtlindjeve nga Skandinavia. Vitet e fundit, dekorimet kanë pasur një popullaritet në të gjithë Britaninë dhe mamaja e Kate Middleton, Carole, biznesi i së cilës “Party Pieces” shet kukulla, tha se do t’i fshihte ato nëpër shtëpi për t’i bërë nipërit e saj të qeshin. Ajo u shpreh si më poshtë.

Do të më duhen disa nga këta djem të pafytyrë këtë dhjetor, për t’u fshehur nëpër shtëpi dhe për t’i bërë nipërit e mi të qeshin. Aq sa më pëlqejnë dekorimet, aq nuk mund të jemi shumë seriozë në Krishtlindje!

‘Gonkat’ festive bazohen në folklorin skandinav, me këto personazhe shpesh të përshkruar si me mjekër të gjatë të bardhë dhe kapele konike. Gran Carole mezi pret të dekorojë virtualisht pemën e saj të Krishtlindjes me ndihmën e George, Charlotte dhe Louis.

Është një traditë e përvitshme për familjen, por është zhvendosur në internet mes pandemisë dhe Carole do t’i pyesë ata se ku ta vendosin çdo dekorim. George, Charlotte dhe Louis shpesh shkojnë të punojnë me Carole në “Party Pieces” dhe pretendojnë se e drejtojnë atë. Biznesi u krijua nga Carole dhe bashkëshorti Michael në vitin 1986.