Celebrities

Fëmijëria e tij nuk paska qenë aspak e lehtë! Njihuni me historinë prekëse të Will Smith

Aktori i njohur amerikan, Will Smith, është rrëfyer pa dorashka për fëmijërinë e tij në një intervistë për “Red Table Talk”. Fëmijëria e artistit mesa duket nuk paska qenë aspak e lehtë. Ai ka treguar se ka patur një baba të dhunshëm. Në një moshë fare të vogël, Smith ka ndjerë përgjegjësinë të mbrojë të ëmën nga i ati abuziv.

“Babai im ishte i dhunshëm në shtëpi, kështu që një pjesë e tërë krijimit të Will Smith, shakatë, argëtimi, marrëzia, ishin për t’u siguruar që babai im ishte i kënaqur aq sa të mos lëndonte nënën time, ose askënd tjetër në shtëpi. Unë interpretoja, kërcëja dhe tregoja shaka, ndërkohë që njerëzit që argëtoheshin ishin mekanizmi im mbrojtës”.- ka treguar ylli 52-vjeçar.

Rikujtojmë, se Smith është i martuar me aktoren, Jada Pinkett Smith. Çifti ka kurorëzuar dashurinë e tyre me 31 dhjetor 1997, dhe kanë bashkë dy fëmijë, Jaden, 19-vjeç dhe Willow 17-vjeç. Will nga martesa e tij e parë me aktoren, Sheree Zampino ka edhe një djalë 27-vjeçar të quajtur Trey.