Celebrities Film & Tv Showbiz

Fëmijët e aktorit Zach Galifianakis nuk e dinë se çfarë profesioni ka babai i tyre! Arsyeja, “The Hangover”!

Aktorin e njohur humoristik Zach Galifianakis, e kemi parë në shumë role qesharakë të cilat na kanë argëtuar pa fund. Ai ka qenë protagonist i shumë filmave humoristikë, por duket se fëmijët e tij nuk e dinë këtë gjë.

Në një intervistë të bërë së fundmi për “Entertainment Tonight”, aktori tha se dy djemtë e tij nuk kanë asnjë ide se kush është babai i tyre, sigurisht përtej faktit se ai është babai i tyre. Madje në fakt, ata mendojnë se ai është një bibliotekar. Para se të thoshte se fëmijët e tij nuk e kanë parë filmin “The Hangover”, që për të gjithë publikun ka qenë nga më të dashurit, por për Zach ka qenë ‘turpërues’, ai shprehet se:

Fëmijët mendojnë se unë jam ndihmës bibliotekari diku. Ata nuk do ta dinë kurrë për këtë film. Unë thjesht do ta mohoj. Do t’u them: “Unë nuk e di se për çfarë po flisni. Unë nuk kisha të bëja fare me atë film”. 

Dhe megjithëse ai ka ndërmend që t’i lërë fëmijët e tij ta shohin filmin në një moment të caktuar, kur të rriten edhe pak, Zach nuk miraton që prindërit e tjerë t’u tregojnë fëmijëve të tyre filmin “The Hangover”:

Njerëzit vinin më parë drej meje dhe më thonin: “Oh, fëmijët e mi e adhurojnë “The Hangover” dhe unë mendoj menjëherë: “Ti je një prind i tmerrshëm”.

Pra, nëse do të ndjekim këshillën e Zach Galifianakis, nëse jeni prindër, mos i lejoni të shohin “The Hangover”. Që sipas aktorit, kjo mund të ndodhë vetëm kur ata të jenë mjaftueshëm të rritur për ta parë vetë.