Auto & Moto

Fëmijët e miliarderëve tanimë do të kenë Ferrarin e tyre!

“Little Car Company” është e specializuar në ndërtimin e makinave sportive për fëmijë. Krijimi i fundit i kompanisë britanike është një 250 Ferrari Testa Rosa J, e vitit 1951, që është sa 75% e përmasës së makinës origjinale.

Në bashkëpunim me inxhinierët e Ferrari, kjo makinë për fëmijët e miliarderëve, që quhet Pacco Gara, mund të përdoret edhe nëpër pista dhe ka një motor elektrik prej 19 kuajsh fuqi. Edhe pse çmimi i kësaj makine nuk është bërë ende i ditur, duke marrë parasysh se makina normale kushton mbi 110 000 euro, edhe kjo makinë do të ketë një çmim shumë të lartë.

Rikujtojmë se para disa muajve Ferrari prezantoi një supermakinë, me një motor prej 1000 kuajsh fuqi, por që nuk mund të blihet nga askush. Arsyeja është se marka e famshme italiane e “prodhoi” këtë mjet vetëm për 25-vjetorin e video-lojës Gran Turismo. Ferrari Vision Gran Turismo ka një pamje të jashtme shumë të “egër”, kjo edhe për faktin se krijuesit e saj nuk kanë pasur kufizimet që kanë kur prodhojnë një Ferrari të vërtetë.