Celebrities Live From Tirana

“Fëmijët e saj mund të bullizohen…”/Nilsa Hysi kundër bërjes publike të historisë së Diola Dostit në “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio artistja Nilsa Hysi për të na folur më shumë rreth edicionit të dytë të “BBV”. A ka arritur ky edicion të jetë më i suksesshëm se ai i pari? Zbuloni për këtë edhe më shumë duke klikuar në këtë link. Mbrëmjen e djeshme Diola i emocionoi të gjithë me historinë e jetës së saj. Si u përcoll kjo tek Nilsa?

Unë personalisht nëse do të isha pjesë e “BBV” nuk do të jepja shumë detaje personale të familjarëve të mi. Në rastin e Diolës nuk u ndjeva mirë, vajza e madhe e saj është adoleshente dhe shokët e klasës mund ta bullizojnë. Fëmijët adoleshentë të personave që hyjnë në “BBV” bullizohen automatikisht jo më pastaj po të ndahet informacione private për ata, jam kundër këtyre gjërave. Unë personalisht kam 3 nipër dhe mund t’i kem postuar në rrjete sociale minimalisht 1 herë. 

A do të krijohen çifte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si mendon Hysi?

Dea me Amosin më duken shumë egoistë, mendojnë vetëm për veten e tyre. Luizi dhe Kiara edhe mund të lidhen, mund të ishin lidhur, në fakt nuk u besoj ndjenjave të tyre. Njëfarë tërheqje e kanë por nuk mendoj se janë ndjenja të forta. Edhe nëse lidhen maksimumi dy javë do rrinë bashkë. Kiara nuk di të shmanget, nuk di të thotë jo.