Fëmijët në ankth?! Denata Toçe: “Faji është i gjithi i prindërve…”
Dilema Sociale • 21:23 05/03/2021
Fëmijët mund ta kenë të vështirë të kuptojnë atë çfarë shohin në internet, televizor ose atë që dëgjojnë nga njerëz të tjerë, kështu që ata mund të jenë veçanërisht më të ndjeshëm ndaj ndjenjave të ankthit, stresit dhe mërzitjes gjatë periudhës së pandemisë. Apeli shkon drejt prindërve, të cilët janë të vetmit që duhet të kenë kujdes në mënyrën se si i trajtojnë fëmijët, për shkak se shumicën e kohës e kalojnë brenda në shtëpi. Për të folur rreth kësaj teme ishte e ftuar në programin “Dilema Sociale” psikologia, Denata Toçe. Denada, pjesën më të madhe të kohës e kalon me fëmijët dhe gjatë intervistës në Top Albania Radio, shprehet se media nuk e ka përqëndruar vëmendjen tek stresi që mund të shkaktojnë edhe prindërit tek fëmija. Në shumë familje shqiptare ekziston dhuna brenda saj, konfliktet mes partnerëve dhe problematika të tjera që nuk publikohen. Prandaj këto akumulohen dhe të gjitha bien mbi supet e fëmijëve. Prindërit duhet t’i kuptojnë fëmijët në çdo rast, madje Denada sugjeron se brenda familjes duhet të krijohen edhe lojëra argëtuese që shmangin stresin tek ata. Ky ndryshim i rutinës tek fëmijët shkakton ankth dhe stres, gjithçka ndodhet në dorën e prindërve për t’i qetësuar dhe për t’ju dhuruar një jetesë më të shëndetshme.
Edi Manushi rrëfen si ishte të punoje me Edi Ramën!
Dilema Sociale, Lajmet e fundit 16:11 24/05/2021
Ipeshkvi Dom Gjergj Meta: “Koncepti im për bamirësinë është ndryshe nga ai i Elvis Naçit”
Dilema Sociale 15:31 21/05/2021
Flutura Açka zbulon arsyen e fshirjes së saj nga fotoja me Kadaren!
Dilema Sociale 15:15 17/05/2021
Marsela Çibukaj zbulon arsyen pse u eliminua nga “The Voice of Italy”…
Dilema Sociale 14:07 15/05/2021
Zana Guxholli: “Ishte e qëllimshme nga ana e qeverisë ky sistem taksimi!”
Dilema Sociale 17:49 10/05/2021
“Ja pse do të penalizohen njerëzit nga taksimi i dypunësimit”, flet gazetarja Ornela Liperi
Dilema Sociale 15:25 10/05/2021
Enio Civici: “Nuk është momenti për ta aplikuar sistemin e taksimit të dypunësimit në Shqipëri”
Dilema Sociale 15:24 10/05/2021