Një studim i ri i botuar nga gazeta britanike “The Guardian” ka zbuluar se disa ushqime mund të ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 1 tek fëmijët e predispozuar për këtë sëmundje. Sipas studimit, konsumimi i bananeve, tërshërës dhe kosit është lidhur me një rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit të tipit 1. Në të kundërt, ngrënia e luleshtrydhëve, boronicave dhe disa perimeve jeshile, si brokoli, lakra dhe lulelakra, mund të ndihmojë në uljen e këtij rreziku.
Përveç kësaj, produktet e grurit janë identifikuar si një faktor rreziku i mundshëm për këtë lloj autoimun të diabetit në një studim që përfshiu fëmijë në Finlandë.
Profesori Suvi Virtanen dhe kolegët e saj në Institutin Finlandez të Shëndetit dhe Mirëqenies sugjerojnë se përmbajtja e pesticideve në disa fruta mund të jetë një faktor që ndikon në këto lidhje. Megjithatë, ata theksojnë se është ende herët për të nxjerrë rekomandime të qarta dietike për foshnjat dhe fëmijët e vegjël bazuar në këto rezultate.