Fashion

Femrat e kolme pushtojnë pasarelat e modës të Victoria’s Secret (foto)

Nëse “Victoria’s Secret” largoi “engjëjt” dhe filloi të përdorë modele topolake për fushata, revista e famshme “Sports Illustrated” gjithashtu ndoqi trendin global

Revista e destinuar për një audiencë mashkullore, e njohur për coverat e jashtëzakonshme dhe “të nxehta” që e zbukuronin manekinet dhe manekinët më të famshëm në botë, organizoi një shfaqje shumë të veçantë të rrobave të banjës.

Këtyre ditëve, revista organizoi një shfaqje mode, në të cilën modele ishin gra me trupa të ndryshëm, mosha dhe raca gjithashtu të ndryshme.

“Sports Illustrated” tregoi modele ‘plus size’, nëna dhe biznesmene, mes të cilëve ishte modelja 57-vjeçare, Katie Jacobs.

Megjithëse, tradicionalisht, revista tregonte modelja me rroba banje, të një trupi të jashtëzakonshëm, tani ajo dëshiron të ndryshojë “bisedën e bukurisë” një herë në vit me shfaqje të tilla dhe të mbështesë dhe zgjerojë mendimin pozitiv për trupin.

“Sports Illustrated”, pohon se aktualisht kjo metodikë po vazhdon të ripërcaktojë bisedën kulturore rreth bukurisë duke bërë të famshme grupe të ndryshme të grave, të cilat përfshijnë atlete profesioniste, manekine, nëna, si dhe gra autentike të jashtëzakonshme që motivojnë”.