Botë e Çuditshme

Fenomen i rrallë/Zjarri “pushton” fshatin më të ftohtë në botë!

Zjarre të mëdha kanë shkrumbuar hektarë të tërë toke shumë pranë fshatit më të ftohtë në botë, pavarësisht temperaturave nën zero. Oymyakon, një fshat në Siberi, besohet të jetë vendbanimi më i ftohtë i banuar në Tokë dhe  ka regjistruar një temperaturë prej minus 60 gradë celsius.

Por pavarësisht temperaturave të akullta, zjarret vazhdojnë të gllabërojnë tokën. Ato quhen ndryshe “Zjarre zombie”, ndërsa veçantia e tyre vrastare qëndron në mënyrën sesi pavarësisht temperaturave minus, zjarri nuk fiket falë një sasie gazi metani, që krijon një efekt mbrojtës. Shihen pa ndalur shtëllunga tymi vetëm dy milje nga Oymyakon dhe një fshat fqinj, Khara Tumul.

“Zjarret zombie” janë një fenomen i rrallë që ndodhin në vende me klimë jashtëzakonisht të ftohtë si Kanadaja veriore, Alaska dhe Rusia dhe ekspertët besojnë se ato ka të ngjarë të ndodhin gjithnjë e më shpesh si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe zjarreve.

Ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten, pjesë të ngricave të përhershme, shtresa të tokës që mbeten nën ngrirje gjatë gjithë vitit fillojnë të shkrihen. Këto pjesë toke mund të digjen nga zjarret që ndodhin në pranverë dhe verë, por ndërsa temperaturat bien gjatë dimrit bora mbulon tokën, bollëku i gazit që është lëshuar mund të lejojë që zjarret të vazhdojnë të digjen nën sipërfaqe.