Celebrities Fashion Magazine Showbiz

‘Fenomeni’ Bella Hadid! Sukseset për modelen nuk kanë fund…

Dita-ditës Bella Hadid thjesht po i mahnit të gjithë! Bukuroshja çdo ditë e më shumë thjesht po dëshmon se suksesi i saj nuk ka fund. Së fundmi Hadid është zgjehdur për të disatën herë brenda pak javësh që të jetë imazhi i një prej markave më prestigjoze. Këtë herë nuk është as ‘Michael Kors’ as bashkëpunimi me ‘007’ dhe as ‘Marc Jacobs’.

Këtë herë modelja bukuroshe zgjodhi që përsëri ta ndante lajmin me të gjithë fansat e saj kudo që ndodhen nëpërmjet rrjetit të saj social Instagram, ku edhe kishte shkruar se:

@muglerofficial koleksioni Vjeshtë-Dimër 2021 nga @cadwallader drejtuar nga @ torso.solutions live @muglerofficial.

https://www.instagram.com/p/CVjdXhip4ZU/?utm_source=ig_web_copy_link

Ndërkohë që në një postim tjetër Bella ka ndarë më shumë imazhe nga ajo çfarë pritet që të nxjerrë marka. Ylli i pasarelave ka treguar se:

Pothuajse një ditë e zakonshme në punë për mua @MUGLEROFFICIAL @CADWALLADER @HALEYWOLLENS ~Shfleto galerinë për të parë besimin më të madh që kam pasur ndonjëherë te dikush në gjithë jetën time. ~

https://www.instagram.com/p/CVkFPITl-gs/?utm_source=ig_web_copy_link

Rikujtojmë se e gjithë kjo erdhi direkt pasi modelja ishte pjesë edhe e një nga bashkëpunimeve më të mëdha si ajo e ‘Michael Kros’ dhe ‘007’. Hadid ka shkëlqyer teksa pozonte për firmën e njohur me veshjet nga linja e re, e cila përkon pothuajse në të njëjtën datë me publikimin e “No Time To Die”. Në lidhje me këtë Bella është shprehur se:

Unë e dua pavarësinë dhe karakterin e shumëanshëm të secilës vajzë si ‘Bond’. Ajo mund të jetë gjithçka që ajo dëshiron të bëhet. Kudo. Klasike, e lezetshme dhe e pavarur.

Jo vetëm me yllin Hadid por edhe me modelen Cindy Bruna, kjo fushatë ngjall një kuriozitet shumë të madh tek të gjithë. Fotografitë janë bërë në “The Ocean Club” në Bahamas, i njëjti destinacion i parë edhe në filmin e agjentit 007. Modelet janë zgjedhur si imazhi i linjës, të frymëzuar nga filmi i cili ka arritur të ketë një sukses të jashtëzakonshëm ku ka qenë edhe paraqitja e fundit e aktorit të njohur Daniel Craig si agjenti ‘007’.