Aktualitet

Fermerët e Lushnjës sërish në protestë/Zv.kryeministri Braçe fajëson Ministrinë e Financave!

Vështirësitë me të cilat përballen, bënë që fermerët e Lushnjës të protestonin sërish sot, ndërsa akuzojnë qeverinë se nuk i mbështet. Fermerë nga Çerma e Imshta ankohen se shalqirin po e shesin nën kosto. Çmimin prej 80 lekësh për kilogram e cilësojnë mjaft të ulët e në këtë mënyrë nuk mund të nxjerrin dot as kostot e prodhimit.

Ka ngelur malli. Të nxjerrim gjysmën e shpenzimeve. Nuk po shitet malli. Shkak menaxhimi nga qeveria.

Në mbështetje të fermerëve, me ta u bashkua edhe deputeti socialist, Erion Braçe, i cili akuzoi tregtarët e pikave të grumbullimit për “lojë në dëm të fermerëve”. Ish-zv.kryeministri bëri përgjegjëse qeverinë, konkretisht Ministrinë e Financave se siç vuri në dukje “nuk ushtron kontroll”, ndërsa propozoi që “shteti të ndërtojë pika grumbullimi”, duke ia hequr monopolin tregtarëve privatë.

Problemet janë shumë të mëdha. Problemi i parë e themelor është ai që e thashë pardje dhe që vazhdoj ta theksoj, jemi në mes të dhjetë ditëshit, kur fillon loja thonë grumbulluesit. Mos grumbullo sot, mos grumbullo nesër, lëri tre ditë, lëri katër ditë pa grumbulluar shalqi, me qëllim që çmimi të ulet poshtë.

Por kur këta nuk marrin asnjëri faturë dhe qeveria gënjehet atje, organet fiskale gënjehen atje matanë me fatura që nuk bëhen në prezencë të këtyre, por bëhen nëpër zyrat e veta për të justifikuar lojën, atëherë Ministria e Financave duhet të jetë këtu.