Celebrities Gossip Showbiz

Fero kërkon ndjesë publike, por përse?

Fero është një ndër reperët më të pëlqyer dhe të ndjekur të showbiz-it tonë. Ai gjithashtu është përfolur shumë për marrëdhënien me modelen me Arbenita Ismajli me të cilën kanë një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Nina.

Fero prej kohësh nuk është më pjesë aktive e tregut muzikor siç ka qenë dikur dhe duket t’i ketë munguar shumë ndjekësve të tij. Pak ditë më parë, ai zbuloi surprizën për ta se do të vijë me një projekt muzikor së shpejti. Kënga quhet ‘Bella’ dhe ai tregoi se mund të publikohet brenda pak ditësh.

Pak më parë Fero publikoi një video në rrjete sociale nga pushimet e tij në Malin e Zi me partneren Arbenitën dhe vajzën Nina. Ajo që na tërhoqi vëmendjen është mbishkrimi ku reperi kërkon ndjesë për mungesën me projekte muzikore, megjithatë tregoi se do të vijë me këngë të reja.

Kërkoj ndjesë që s’kom mujt me kon aktiv me muzik që shumë muaj , po n’kët muaj kom vendos me lansu diqka, a jeni gati ?

Fero dhe Arbenita u bënë prindër të një vajze të vogël në 24 Prill të këtij viti, të cilën e quajtën. Reperi shpesh publikon foto dhe video me vajzën e tij, duke u shfaqur si një baba i devotshëm, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Madje është thënë se artisti i ka kushtuar të voglës edhe një këngë të cilën nuk e ka publikuar ende.

Me pak fjalë mund të themi që Fero bëhet shumë i ndjeshëm kur bëhet fjalë për vajzën e tij.