Celebrities Gossip Showbiz

Fero na i bën ‘sytë zemra’, poston foto duke fjetur me vajzën e tij, Nina!

Fero është një nga reperat kosovar, që ka spikatur në tregun muzikor dhe ka pasur një sukses që prej fillimeve të karrierës, për shkak të origjinalitetit dhe teksteve të këngëve të tij, të cilat janë pëlqyer dhe shumë prej tyre janë kthyer në hite. Reperi e nisi karrierën e tij nën menaxhimin e kompanisë “On Records” dhe pas përfundimit të kontratës, ai e vazhdoi rrugën e tij artistike si një artist i pavarur.

E ditën e sotme Fero na i ka bërë ‘sytë zemra’ me foton e fundit të postuar në Instastory, teksa shfaqet duke fjetur me vajzën e tij të vogël Nina. Reperi jo shumë shpesh poston foto me të voglën e tij, ama ato herë mundohet të na e shkrijë zemrën.

E teksa së fundmi, ai ka hasur disa probleme me shtetin dhe jetën e tij private, Fero ka qenë në qendër të mediave. Me anë të një Instastory të postuar pak ditë më parë, ai i ka lënë pas të gjitha këto ngjarje dhe si rrallëherë ka bërë një postim romantik teksa ka ndarë me ndjekësit një video krah bashkëshortes së tij, Arbenitës.