Celebrities Gossip Showbiz

Fero nuk ndalon me thumbat në rrjete sociale! Me kë e ka këtë herë reperi?

Fero prej kohësh kishte pauzuar nga lançimi i projekteve të reja muzikore duke ju munguar kështu ndjekësve të tij besnikë. Megjithatë, para pak kohësh ai kërkoi ‘falje publike’ për këtë duke premtuar se do të rikthehet me një këngë. Dhe reperi e mbajti premtimin kështu duke publikuar sipas tij projektin e fundit muzikor në gjuhën shqipe “Bella”.  Kënga e Feros ka afro 1 muaj që është publikuar dhe ka mbi 2 milion klikime. Ai gjithashtu na surprizoi me pjesëmarrjen si modele të Arbenitës, partneres së tij në klip. Dyshja ju dhanë fund thashethemeve për ndarje, duke u shfaqur shumë të dashuruar.

Fero, përpos karrierës si artist njihet edhe për problemet e shumta me reperët e tjerë dhe deklaratat ‘thumbuese’ që hedh herë pas here në rrjete sociale. Së fundmi, Fero ka ‘goditur’ sërish. Duke përdorur një frazë nga kënga e Ledri Vulës, ai ka vendosur t’i dërgojë dikujt një mesazh të koduar, megjithatë ne ende nuk dimë se kujt i drejtohet ai. Me anë të një video në Instastory, ku duket një ambient me muzikë dhe shumë njerëz, të gjithë shihen teksa këndojnë këngën e tij.

Krahas kësaj video, Fero ka shkruar:

Më shumë vrehet mungesa ime se prezenca jote, për mua e ka pasur këtë rresht Ledri

Pak kohë më parë, Fero na ka shuar kuriozitetin duke na treguar se do të nisë karrierën e tij muzikore në ShBA dhe se më në fund po përmbush ëndrrën e tij që prej fëmijërisë. Mirëpo, reperi na ka surprizuar me një postim në Instastory teksa na ka treguar se tanimë është edhe një shtetas i Mbretërisë së Bashkuar, pasi është pajisur me pashaportë angleze.

Duket se reperi e ka marrë mëse seriozisht këtë punë dhe ka vendosur të punojë mbi projektet e reja muzikore që do të lançojë. Madje, me anë të një postimi në Instastory disa ditë më parë, ai i ka “ofruar” ndjekësve të tij të zgjedhin se sa videoklipe duan që ai të publikojë pasi i ka gati.