Celebrities Gossip Showbiz

Fero publikon “Bella” dhe ka një surprizë të bukur në klipin e këngës!

Fero prej kohësh tanimë ka pauzuar nga lançimi i projekteve të reja muzikore duke ju munguar kështu ndjekësve të tij besnikë. Megjithatë, para pak kohësh ai kërkoi ‘falje publike’ për këtë duke premtuar se do të rikthehet me një këngë, të cilës i zbuloi dhe titullin “Bella”.

E duket se ditët e pritjes përfunduan, pasi Fero e publikoi këngën e tij të fundit shqip ashtu siç edhe paralajmëroi. Dhe e shoqëroi, gjithashtu me një surprizë shumë të këndshme. “Bella” në klipin e reperit është pikërisht partnerja e tij, modelja bukuroshe Arbenita Ismajli.

Pak ditë më parë, Fero na ka shuar kuriozitetin duke na treguar se do të nisë karrierën e tij muzikore në ShBA dhe se më në fund po përmbush ëndrrën e tij që prej fëmijërisë.

Kam disa këngë anglisht gati për t’i publikuar, kjo ka qenë ëndrra ime gjatë gjithë jetës dhe jam gati të punoj fort për ëndrrat e mia, duke nisur një karrierë në Shtetet e Bashkuara, a jeni gati? 

Mund të themi me plot gojë se Fero na ka surprizuar shumë me këtë lajm dhe jemi kuriozë të shohim ecurinë e tij.

Rikujtojmë se, Fero është përfolur shpesh për problemet e tij si sherret apo problemet me policinë. Së fundmi, ai ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje. Reperi u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe pranoi fajësinë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Akuzat për Feron janë paraqitur që prej vitit 2018  pas një mosmarrëveshjeje në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët.