Celebrities Gossip Showbiz

Fero sot feston ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte urimi nga partnerja e tij e zemrës, Arbenita!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Modelja dhe reperi i famshëm shqiptar Fero janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e showbiz-it janë bekuar me një vogëlushe të cilën e kanë quajtur Nina. Teksa ditën e sotme Fero feston ditëlindjen e tij dhe urimin më të bukur e mori nga bashkëshortja e tij. Me anë të një Instastory, Arbenita e ka uruar me një foto së bashku ku shkruan:

Gëzuar ditëlindjen shpirtit tim binjak, TË DU!

Në modeling, Arbenita na ka treguar shpesh se angazhohet shpesh me projekte të reja, por duket se më i fundit është një sukses i vërtetë. Me anë të një Instastory të ripostuar nga një faqe e cila na tregon se modelja është pjesë si modele e një fushate që është pjesë e Netflix në një nga serialet e make up-it. Epo, të shohim një bukuroshe tonën në një platformë kaq gjigante është një krenari e madhe.