Celebrities Gossip Showbiz

Fero vjen së shpejti me projektin e tij më të ri “Gangsta”!

Fero prej kohësh kishte pauzuar nga lançimi i projekteve të reja muzikore duke ju munguar kështu ndjekësve të tij besnikë. Megjithatë, para pak kohësh ai kërkoi ‘falje publike’ për këtë duke premtuar se do të rikthehet me një këngë. Dhe reperi e mbajti premtimin kështu duke publikuar sipas tij projektin e fundit muzikor në gjuhën shqipe “Bella”.  Kënga e Feros ka afro 1 muaj që është publikuar dhe ka mbi 2 milion klikime. Ai gjithashtu na surprizoi me pjesëmarrjen si modele të Arbenitës, partneres së tij në klip. Dyshja ju dhanë fund thashethemeve për ndarje, duke u shfaqur shumë të dashuruar.

E duket se vetëm një muaj pasi publikoi “Bella”, Fero ka vendosur të vijë me një tjetër projekt, duke mos pritur më gjatë. Pak më parë reperi ka publikuar pak nga klipi i këngës së tij më të re duke na zbuluar kështu dhe titullin që është “Gangsta”.

Së shpejti Gangsta

Pak kohë më parë, Fero na ka shuar kuriozitetin duke na treguar se do të nisë karrierën e tij muzikore në ShBA dhe se më në fund po përmbush ëndrrën e tij që prej fëmijërisë. Mirëpo, reperi na ka surprizuar me një postim në Instastory teksa na ka treguar se tanimë është edhe një shtetas i Mbretërisë së Bashkuar, pasi është pajisur me pashaportë angleze.

Duket se reperi e ka marrë mëse seriozisht këtë punë dhe ka vendosur të punojë mbi projektet e reja muzikore që do të lançojë. Madje, me anë të një postimi në Instastory disa ditë më parë, ai i ka “ofruar” ndjekësve të tij të zgjedhin se sa videoklipe duan që ai të publikojë pasi i ka gati.