Celebrities Gossip Showbiz

Fero zbulon datën e publikimit të këngës së tij të fundit shqip!

Fero prej kohësh tanimë ka pauzuar nga lançimi i projekteve të reja muzikore duke ju munguar kështu ndjekësve të tij besnikë. Megjithatë, para pak ditësh ai kërkoi ‘falje publike’ për këtë duke premtuar se do të rikthehet me një këngë, të cilës i zbuloi dhe titullin “Bella”. Jo vetëm kaq, por reperi kishte paralajmëruar dhe publikimin e një albumi, megjithatë gjërat duket se nuk shkuar siç duhet, pasi para pak ditësh, Fero habiti me veprimin e tij duke publikuar në Instastory një deklaratë që na konfuzoi paksa.

Anulohet albumi. Bella muzika e fundit e feros në gjuhën shqipe. shimi nimi të gjithë

E pak ditë më parë, Fero na ka shuar kuriozitetin duke na treguar se do të nisë karrierën e tij muzikore në ShBA dhe se më në fund po përmbush ëndrrën e tij që prej fëmijërisë.

Dhe dukeqenëse sipas deklaratës së reperit, “Bella” do të jetë kënga e fundit shqip, gjithë ndjekësit e tij fanatikë po e presin me padurim. Vetëm pak më parë Fero ka treguar se dhe sa ju duhet që të presin për të. Me anë të një Instastory ai shkruan:

Vendosa edhe 5-6 ditë del “Bella”

Rikujtojmë se, Fero është përfolur shpesh për problemet e tij si sherret apo problemet me policinë. Së fundmi, ai ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje. Reperi u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe pranoi fajësinë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Akuzat për Feron janë paraqitur që prej vitit 2018  pas një mosmarrëveshjeje në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët.