Bota

”Ferrari” përfundon në liqen bashkë me shoferin!

Një ”Ferrari” përfundoi në liqenin Garda bashkë me shoferin e tij. Në faqen e internetit today.it shkruhet se kjo ndodhi dje pasdite në plazhin Brema në Sirmione, në provincën e Brescias.

I zoti i Ferrarit e kishte parkuar shume mirë veturën duke qëndruar i ulur në kofanon e saj dhe ndërkohë po shijonte panoramën që i ofrohej.


Sipas një rikonstruksioni fillestar, automjeti i lënë në pozicion neutral dhe pa frena dore filloi të lëvizte ngadalë. Makina pak nga një herë shkoi drejt ujit dhe përfundoi e zhytur deri në lartësinë e rrotave.

 Makina pak nga një herë shkoi drejt ujit dhe përfundoi e zhytur deri në lartësinë e rrotave

Në kohën që shoferi kuptoi se çfarë po ndodhte, ishte tepër vonë pasi makina tashmë ishte e zhtur në ujë. Policia lokale dhe një karoatrec ndërhynë duke nxjerrë Ferrarin nga ujërat e liqenit Garda.