Bota

“Ferrari” nga gara e Formula 1 te pasarelat!

“Ferrari” prezanton koleksionin e parë të modës duke u ofruar adhuruesve të markës veshje të “modës” së lartë. Ky prezantim shënon një hap të madh në strategjinë e re të markës Ferrari, një nga investimet më të mëdha të saj jashtë biznesit të makinave, nga të cilat kompania pretendon të përfitojë rreth 10% fitime nga 7-10 vjet.

Koleksioni me drejtor krijues Armani Rocco Iannone u shfaq në një fabrikë të Ferrarit në Maranello me një pasarelë të vendosur në sektorët e montimit të makinave sportive.

Le ta pranojmë, nëse hyni në një dyqan Ferrari, nuk është për shkak se keni nevojë për një pardesy tjetër. Ju po kërkoni diçka të veçantë, – tha Iannone përpara shfaqjes.

Ferrari dëshiron të përkrahë përsosmërinë italiane dhe më të mirën e krijimtarisë së vendit tonë,- tha kryetari i Ferrari John Elkann.

Shfaqja e modës dhe hapje e dyqaneve Ferrari dhe restorantit ‘Cavallino’ në Maranello janë shenja të një Italie të fortë dhe optimiste, gati për rritje dhe rinovim.

Çmimet variojnë nga 200 deri në 3000 Euro ku të surprizuar janë edhe fansat e Formula 1 me kapele, gota dhe bluza të dashura për tifozët. Fillimisht koleksioni do të ofrohet kryesisht në internet dhe përmes dyqaneve zyrtare të kompanisë në Maranello, Milano dhe Romë.

Qëllimi është të arrijmë klientë të rinj “sipas moshës dhe kulturës”, përtej tifozëve tradicionalë të garave motorike dhe klientëve të veturave sportive të cilët tashmë dëshirojnë xhaketat, bluzat dhe kapelet e markës, shpjegoi Nicola Boari, menaxher i Ferrarit për diversifikimin e markës.