Food & Drink

Festa e Pashkëve, bum shitjesh në botë të çokollatës vegane

Sot janë Pashkët e besimtarëve të krishterë katolikë. Çokollata është traditë për këtë ditë festive dhe nisur nga kjo e dhënë ekspertët sjellin bumin e çokollatës vegane, me më pak sheqer.

Mintel Reports, rrjeti analitik i tregjeve, zbulon se ka pasur shumë më pak zgjedhje të reja për adhuruesit e çokollatës në të gjithë botën këtë Pashkë, pasi ka pasur ulje prej 25% të çokollatës së Pashkëve të lançuar globalisht që nga viti 2020.

Sipas Mintel Global Database New Products Database (GNPD), duke filluar nga lepujt te pulat, apo vezët e mëdha, çokollata e Pashkëve përfaqësonte një në dhjetë (10%) produkte çokollate të lançuara globalisht në 12 muajt e fundit.

Risi është bumi i çokollatës vegane që është pa përbërës me origjinë shtazore. Kjo shifër është në përputhje me dëshirat e një diete që bazohet gjithnjë e më pak në kafshë dhe jo vetëm në Pashkë.

Një në 20 modele të reja me çokollatë janë vegane: Britania e Madhe është në krye të këtyre produkteve të reja (17%) e ndjekur nga Gjermania (11%). Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara (6%), Australia (5%) dhe Afrika e Jugut (5%).

Vezët e Pashkëve kanë pësuar një ndryshim vegan pasi ushqimi me bazë bimore tashmë është shumë në mode midis kategorive të ushqimit. Për rrjedhojë, me rritjen e kërkesës për ushqime me bazë bimore në të gjitha kategoritë, markat e çokollatës po hedhin në treg shirita të rinj çokollatë, që kanë si bazë qumështin me bazë bimore sesa atë nga kafshët si lopa, apo delja e dhia.

Gjithashtu po riformulojnë disa prej markave të tyre më të njohura, duke zëvendësuar qumështin e qumështit me qumësht me bazë bimore, thotë Marcia Mogelonsky, Drejtore e Ushqimit dhe Dring në Insight Mintel.

Fokusi i shtuar në shëndet gjatë vitit të kaluar ka ushtruar presion të mëtejshëm në përpjekjet për uljen e sheqerit.

Sipas hulumtimit të Mintel, sheqeri i ulët, “zero” dhe çokollata pa sheqer ajo fondente përfaqëson vetëm një pjesë të zhvillimit të produktit të ri.

Gjithsesi, sot janë Pashkët dhe për një ditë, ndoshta nuk duhet të mendojmë shumë për mbipeshën, apo për yndyrnat e sheqernat që mund t’ia shtojmë organizmit, kuptohet nëse nuk kemi sëmundje që preken nga këto përbërës së çokollatës.