Celebrities Live From Tirana

Festat e fundvitit në vend, Olesia Leço flet për TAR: “Kemi harruar të flasim, sot festohet me telefona…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio, specialistja e Bon Ton-it (një mënyrë jetese e kulturuar) Olesia Leço për të na folur rreth asaj se si ka evoluar mënyra e të festuarit në Shqipëri ndër vite. Për më shumë Olesia na thotë:

Evolimi ka filluar hershëm kur na lejuan të festonim Krishtlindjet. Nëse përpara kishim babagjyshin dhe Viti i Ri ishte festa më masive, tani kemi ndarjen e festave ku secili ka rëndësinë e vetë dhe shumica e familjeve festojnë më shumë Krishtlindjet. Festa më e rëndësishme me njerëzit, pra festa shpirtërore është ajo e Krishtlindjeve. Ajo çfarë njerëzve ju mungonte atëhere të festonin ishte varfëria. Mungonin festimet masive, dhuratat ishin simbolike. Informacioni i njerëzve sot për të qenë më të lirë e për të festuar ashtu siç duan është tjetër gjë, dinë të shtrojnë bukur një tryezë si dhe të vishen më bukur.

Cfarë është e bukur për të qenë festive sipas Olesia-s?

Një gjë që të lë shije të mirë është e bukur. Si një uqshim i mirë apo një veshje e mirë. Për festa mund t’i lejojmë vetes në veshje xixa, ka një moment në vit që mund ta teprojmë. Më shumë xixa, gjëra vezulluese. Edhe një e artë e bukur, argjend i bukur është festiv. E zeza më duket pak trishtuese por nëse është me xixa është e bukur.

Sa i përket kalimit nga tryeza me bollëk në ushqim në një tryezë më pak të moderuar, si e sheh Olesia këtë ndryshim në familjet shqiptare?

Varet nga shijet. Unë njëherë në vit bëj gatimin tim ku mbledh të gjithë familjen time. Ky gatim konsiston në sallatën ruse e cila është një bombë kalorike por ia lejoj vetes. Unë e bëj me karkaleca. Pastaj kam peshkun, karkalecat me salcën në avull, mishin e kecit dhe gjeli i detit. Djali më ndihmon në shtrimin e tryezës. Në paradite iki në Kishë. Një ditë impenjative por mezi e pres. E shijoj pafund.

Cfarë nuk quan të festuarit bukur Leço?

Teknologjia e tepërt që domethënë ne dalim, takojmë miq, familjar dhe shikon që të gjithë në tryeza janë në telefon. Urimi im për vitin e ardhshëm është sa më pak teknologji. Kemi harruar të flasim dhe kjo nuk më pëlqen. Çdo ditë këtë periudhë është një festë dhe nëse takon dikë që ke kohë pa e takuar dhe rri me telefon ne dorë është e shëmtuar për mua. Sot festohet me telefona. Unë harroj të postoj, jam kundra teknologjisë.