Celebrities Music

Festivali i Sanremos, populli i web-it kërkon këngëtaren Cristina D’Avena!

Ndërsa më 1 shkurt nis Festivali i Sanremos, në Itali po qarkullon masivisht dhe është kthyer në qendër të vëmendjes hashtagu #cristinasanremo40. Të shumtë janë ata që kërkojnë Cristina D’Avena-n mes të ftuarve, një thirrje që kryesisht i drejtohet Amadeusit. Populli i web-it dëshiron që këngëtarja e siglave muzikore të filmave vizatimorë më të dashur për italianët, të festojë 40 vite karrierë pikërisht në skenën e Aristonit.

 

Vetë Cristina D’Avena duket entuziaste:

Nuk do të ishte keq! Në këto momente ka kaq shumë nevojë që të nxirret në pah ana fëminore, për të cilën ka raste kur duam ta fshehim nga turpi se mendojmë se është papjekuri. Por nuk është kështu, kush arrin ta evidentojë, del i fituar! Mbeta e befasuar, por më duhet të konstatoj se vijoj të jem pjesë e jetës së fansave.

Për ta patur në skenën e Aristonit, pati një peticion që në vitin 2016 dhe rezultoi i suksesshëm.

Unë shkova se më thërriti Carlo Conti. Nuk e mendoja të shkoja në Sanremo e të këndoja “Kiss me Licia”, por në fakt ndodhi pikërisht kështu. Këtë vit do të më pëlqente shumë nëse do të më duhej të nisja të festoja aty, 40 vitet e karrierës time.

Të mendosh që e kam filluar në Rai 1 në moshën 3-vjeçe me këngën “Il valzer del moscerino” në Zecchino d’oro të 1968-ës. Nuk e prisja që njerëzit të cilët më duan, të kishin kaq shumë dëshirë për të më parë në Ariston. Ndihem e nderuar, janë veprime të rëndësishme që e bëjnë një artiste të reflektojë e kur populli të thërret, duhet t’i përgjigjesh!