Botë e Çuditshme Lifestyle

Festojnë ditëlindjen e tyre të parë, flet babai i nëntënjakëve të vetëm në botë!

Të vetmit nëntënjakë në botë, të lindur në të njëjtën kohë, festojnë ditëlindjen e tyre të parë. Babai i foshnjave ka thënë për ‘BBC’ se bebat janë shumë mirë më shëndet. Abdelkader Arby, një oficer në ushtrinë maliane tha se:

Tani po zvarriten të gjithë. Disa qëndrojnë ulur dhe madje mund të ecin nëse mbahen diku.

Ata janë ende nën kujdesin e klinikës në Marok ku kanë lindur. Ai tha se edhe nëna e tyre Halima Cissé, 26 vjeçe, është mirë me shëndet.

Nuk është e lehtë, por është e mrekullueshme. Edhe nëse ndonjëherë është e lodhshme, kur i shikon të gjitha foshnjat me shëndet të përsosur, në rresht nga e djathta në të majtë, jemi të lehtësuar. Ne harrojmë gjithçka.

Ai sapo është kthyer në Marok për herë të parë pas 6 muajsh, së bashku me vajzën e tyre të madhe, Souda, 3-vjeçe.

Jam i emocionuar që jam ribashkuar me gjithë familjen time, gruaja, fëmijët dhe unë. Asgjë nuk është më e bukur se viti i parë. Ne do ta kujtojmë këtë moment të madh që po përjetojmë.

Ata thjesht do të kenë një festë të vogël ditëlindjeje me infermieret dhe disa njerëz nga ndërtesa ku jetojnë. Cissé dhe fëmijët aktualisht jetojnë në atë që babai i tyre e përshkroi si një “banesë mjekësore” që i përket pronarëve të klinikës Ain Borja në Casablanca ku lindën foshnjat.

Ka infermiere që janë këtu, përveç gruas sime, që ndihmojnë për t’u kujdesur për fëmijët. Klinika u ka dhënë atyre një menu ku thuhet se çfarë duhet t’u japin për të ngrënë gjatë gjithë kohës natën dhe ditën.

Foshnjat, 5 vajza dhe 4 djem lindën në javën e 30-të, sipas ministres së shëndetësisë së Malit, Fanta Siby. Ata peshonin midis 500 gr dhe 1 kg. Ata kanë lindur me prerje cezariane. Foshnjat thyen Rekordin Botëror Guinness për numrin më të madh të fëmijëve të lindur në një lindje të vetme dhe të mbijetuar.

Përpara lindjes, më 4 maj 2021, Cissé u dërgua në Marok nga qeveria për kujdes të specializuar. Lindjet e shumëfishta janë të rrezikshme dhe nënat me më shumë se katër fetuse në të njëjtën kohë këshillohen ta ndërpresin shtatzëninë në disa nga vendet ku aborti është i ligjshëm. Ekzistojnë gjithashtu rreziqe që foshnjat mund të zhvillojnë probleme shëndetësore për shkak të lindjes së tyre të parakohshme.