Celebrities Gossip Showbiz

Festojnë sot përvjetorin, Amarda i dedikon Ermalit fjalët më të ëmbla!

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë ndër çiftet më të ‘vjetra’ të showbiz-it shqiptar. Prej shumë vitesh tanimë dyshja ka krijuar një familje dhe kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Dyshja gjithmonë ndajnë momente nga jeta e tyre personale dhe me dy fëmijët e tyre. Teksa ditën e sotme çifti simpatik festojnë 5- vjetorin e martesës së tyre, ata kanë zgjedhur ta festojnë në Romë, Itali. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Amarda në këtë ditë kaq të veçantë për ta ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për bashkëshortin e saj.

Gëzuar përvjetorin e martesës dashuria ime, bashkëudhëtari im i jetës! Me ty në çdo kohë, bashkë në suksese apo sfida, jeta është një eksperiencë jashtëzakonisht e bukur! Të Dua!

Ermali, përveçse një prezantues shumë i suksesshëm, që prej kur u shkëput nga televizioni ka nisur të prodhojë dhe luajë në filma që kanë rezultuar shumë të pëlqyera. E dukeqenëse bashkëshortja e tij është gjithashtu një figurë publike dhe Ermali njihet për bashkëpunimet e tij me kolege gjithmonë ekziston kurioziteti se përse nuk i ofron Amit një rol në filmat e tij.

Së fundmi, Ami e ftuar në një intervistë ka shuar çdo kureshtje në lidhje me këtë pyetje, duke lënë të hapur mundësinë se një ditë mund të jetë pjesë.