Celebrities Gossip Showbiz

Feston sot ditëlindjen, Einxhel Shkira i dedikon fjalët më emocionuese Fjoralba Ponarit: “Shoqja ime e guximshme…”

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në “The Voice of Albania”. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.

Prezantuesja ditën e sotme feston ditëlindjen e saj dhe padyshim që urimet publike nuk kanë munguar nga njerëzit e më të dashur si miku i saj Graciano Tagani, Argjira Spanca dhe ai që padyshim ‘mban kurorën’ është i Einxhel që i ka dedikuar disa fjalë me të vërtetë shumë emocionuese. Me anë të një Instastory, teksa ka shpërndarë një ‘video’ nga vizita që Fjoralba i bëri Einxhel brenda shtëpisë së ‘BBV’ si mikesha e saj më e mirë, krahas ka shkruar:

Se sa të vlerësoj dhe të dua besoj e dinë tashmë të gjithë… Por ajo që ndoshta nuk dinë është se sa vajzë e fortë, inspiruese dhe luftarake je ti! Zoti të ka falur një shpirt e mendje po aq të bukur sa fytyrën tënde solare. E admiroj pa masë vullnetin tënd për jetën dhe ëndrrat e tua. Qoftë ky vit një faqe ndër më të bukurat se ato që lamë pas… Gëzuar ditëlindjen shoqja ime e guximshme! 

Së fundmi moderatorja ka postuar një ‘Ask’ në ‘Instastory’, ku të gjithë ndjekësit mund ti drejtojnë pyetjet e tyre bukuroshes dhe ajo mund t’ju përgjigjet duke i postuar. Një prej pyetjeve të drejtuara për Fjoralbën ishte nëse do ta konsideronte pjesëmarrjen në ‘BBV’ 2 dhe kjo është një pyetje që i është drejtuar disa herë moderatores duke aluduar pjesëmarrjen e saj në edicionin e 2 të këtij spektakli. Më në fund bukuroshja ka dhënë një përgjigje përfundimtare.