Celebrities Gossip Showbiz

Feston sot ditëlindjen, kush fshihet pas surprizës romantike të Melinda Ademit?

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.

Ditën e sotme, bukuroshja feston ditëlindjen e saj të 26- të dhe teksa ka publikuar një karusel fotografish, këngëtarja na ka shtuar dyshimet lidhur me surprizën e ditëlindjes. Teksa ka pozuar provokuese në një dhomë me robdishambër, Melinda na ka treguar se e gjithë dhoma ishte e mbushur me tullumbaca të kuq dhe jo vetëm, trëndafila, tortë. Me pak fjalë një ambient shumë festiv dhe shumë romantik.

Një ditëlindje shumë speciale

Edhe pse nuk e dimë se kush fshihet pas kësaj surprize kaq romantike, ne i urojmë Melindës gëzuar ditëlindjen!

Rikujtojmë se, këngëtarja vendosi pak ditë më parë të na surprizojë me një projekt të ri muzikor. Pak kohë më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja shpërndau me ndjekësit një fotografi shumë provokuese të sajën dhe krahas saj shkruajti se po diçka e bukur po vinte.

“Melodia” është projekti i fundit i Melindës, një këngë që flet për ndarjen, padyshim një nga zhanret më të pëlqyera nga ndjekësit e saj. Vetëm 12 ditë pas publikimit, “Melodia” numëron mbi 5 milion klikime në platformën YouTube.