Celebrities Gossip Showbiz

Feston sot ditëlindjen, por nuk do ta besoni nga kush e mori urimin më të bukur Majk!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Ditën e sotme, artisti feston ditëlindjen e tij të 31- të. Mes shumë urimeve nga miqtë e tij, një dikush shumë special e ka uruar Majkun. Edhe pse i vogël, djali i tij, Roan i ka bërë të atit një urim shumë të bukur.

Reperi ka postuar në Instastory një video të Roan, i cili i këndon atij këngën e ditëlindjes.

Shumë urime për babin! 

Edhe ne i urojmë gjithashtu Majk gëzuar ditëlindjen!

Së fundmi, ai solli bashkëpunimin me mikun e tij të ngushtë dhe pjesëtarin tjetër të grupit ‘Babastars’, Getoar Selimin dhe Xhensila Myrtezajn. “Mëkati im” është kënga e reperit së bashku me dyshen e artistëve, e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe ka afro 5 milion klikime.

E përpos karrierës ku me të vërtetë është shumë i suksesshëm, Majk shpesh është bërë kryefjalë e portaleve për jetën e tij private. Gjithmonë është komentuar për vajza të ndryshme me të cilat ai mund të ketë qenë në një lidhje dhe para disa ditësh ai u ‘kap mat’ nga me një tjetër vajzë.

Prive ka siguruar disa fotografi ku reperi duket teksa ecën në një nga qendrat tregtare të Prishtinës.

ara disa vitesh, Majk u përfol për lidhjen e tij me modelen, Majlinda Zeka. Dyshja fillimisht nuk e pranon lidhjen e tij, por pasi u fotografuan shpesh së bashku, reperi e pranoi. Më vonë ata u bënë prindër të një djali me emrin Roan, megjithatë nuk ishin më bashkë. Tani kujdestarinë e djalit e ka modelja, megjithatë edhe Majk e shohim që poston me të birin herë pas here.