Aktualitet

Fier, shkatërrohen parmakët e urës së Mbrostarit/Dyshime për një mjet në lumë!

Shkatërrohen nga një makinë parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit në Fier. Për pasojë, një pjesë e tyre përfundoi në ujërat e Semanit. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, por mbetet e paqartë nëse automjeti që i ka dëmtuar ra në lumë apo drejtuesi i tij u largua.

Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një targë, ndonëse ende nuk dihet nëse i përket mjetit që goditi parmakët. Nga verifikimet paraprake, mësohet se i përket një makine të dhënë me qira.

Ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s për kërkime në Seman pritet të hedhë më shumë dritë për ngjarjen, që të qartësohet nëse mjeti ka rënë apo jo në ujërat e lumit.