Sport

FIFA zbulon këngën zyrtare të Botërorit “Katar 2022”!

Tashmë është një traditë me afrimin e një Botërori. Si zakonisht, FIFA zbulon muzikën zyrtare të Kupës së Botës pak muaj para fillimit të kompeticionit.

Pas Waka-Waka-s mitike të Shakira-s në 2010-ën, apo Jennifer Lopez-it dhe Pitbull-it në 2014-ën, Federata Ndërkombëtare ka publikuar zyrtarisht tingujt e Kupës së Botës 2022 në Katar.

Kënga interpretohet nga këngëtari amerikan, Trinidad Cardona, këngëtarja nga Katari, Aisha dhe këngëtari nigerian, Davido. Ajo titullohet “Hayya Hayya” (Më mirë së bashku).

“Duke bashkuar zëra nga Amerika, Afrika dhe Lindja e Mesme, kjo këngë simbolizon se si muzika dhe futbolli mund ta bashkojnë botën”, tha Kay Madati, Drejtor Komercial i FIFA-s.

Kujtojmë se sot në orën 18:00, hidhet shorti final për Botërorin “Katar 2022”!