Celebrities Gossip Showbiz

Fifi bën reagimin e papritur për Big Mama-n: “Asgjë nuk isha unë, krahasuar me çfarë është kjo!”

Pak javë më parë një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni, Fifi zgjodhi të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mirëpo, padyshim që kjo eksperiencë e saj la gjurmë. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, këngëtarja u komentua mjaft për sjelljen e saj, që u cilësua edhe si pak dinamike.

Spektaklin e mbrëmjes së djeshme, një banore e re ju shtua shtëpisë më të të famshme në Shqipëria dhe bëhet fjalë pikërisht për Big Mama-n. Këngëtarja njihet për natyrën e saj pa filtra dhe që thotë çdo gjë si e mendon. Pak më parë, Fifi, e cila duket se është një mikeshë e kësaj të fundit i ka bërë një ‘thirrje’ Arbanës, ku me anë të një Instastory i thotë:

Të dua Besianë, hallakatmi krejt. Arbana, asgjë nuk isha unë, çka është kjo 

Duke njohur Big Mama-n jo se nuk dihej, por Fifi na e shtoi edhe më shumë kureshtjen!

Edhe pse në “Big brother VIP”, Fifi nuk mund ta linte pas shpirtin e saj të artistes dhe kompozoi një këngë të re brenda shtëpisë.

Këtë krijim të sajin, dy miqtë e saj më të ngushtë, kantautorët e njohur Flori Mumajesi dhe Bruno e sollën si një ‘demo’ të mirëfilltë. Pas daljes së Fifit nga shtëpi, një pjesë e këngës me titull “Diell” u hodh si ‘demo’ dhe po korr një sukses shumë të madh. Ende pa u publikuar projekti i plotë, numëron afro 4 milion klikime.