Gossip

Fifi dhe Beniada zbulojnë se kanë qenë pre e bullizmit!

Në këto javë çfarë nuk kemi parë dhe zbuluar për personazhet që janë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Ata kanë shprehur shumë nga jeta e tyre personale, që nga momentet e gëzuara e deri tek ato më të errëtat.

Ditën e sotme, gjatë një bisede të bërë me Sabianin, dy prej banoreve shumë të dashura kanë shprehur se kanë qenë pre e bulizmit në fillore.

Bëhet fjalë për Beniadën dhe Fifi, ku vajzat u vinin në lojë për shkak të peshës së tyre trupore.
Beniada ka treguar se e ngacmonin se ishte shumë e dobët dhe i thonin se nuk kishte bukë për të ngrënë.

Isha e dobët dhe të gjithë më thonin nuk keni bukë për të ngrënë, isha 12-vjeçe por nuk i kuptoja atëherë…

Ndërsa nga ana tjetër, Fifi u shpreh se ajo akuzohej se i hante ushqimin motrës së saj, pasi ishte më e dobët se ajo.

Ngaqë motra ishte e dobët, mua më thoshin ti ia ha bukën Yllkën, kur ulesh për të ngrënë ua ha bukën të gjithëve

Këngëtarja ka vijuar duke treguar se që e vogël ka marrë ndihmën e psikologut për të kaluar këtë periudhë. Kjo situatë ka vazhduar deri në gjimanz shprehu ajo, ku më pas ra në depresion.

Në fillore kam shkuar te psikologu, edhe në gjimnaz, por kur mbusha 18 vjet atëherë rashë në depresion

Banorët kanë qenë brenda shtëpisë për më shumë se një muaj dhe duhet të pranojmë se kanë trajtuar shumë tema delikate për të cilat është mirë të flasim dhe të sensibilizojmë shumë të tjerë që ndihen në të njëjtën mënyrë.