Celebrities Gossip Showbiz

Fifi dhe Graniti shtojnë dyshimet për një lidhje mes tyre, dyshja diskutojnë për marrëdhënien e tyre jashtë shtëpisë!

Dyshimet po shtohen dita-ditës mes dyshes nga Kosova, Fifi dhe Granit. Ata ndryshe nga çiftet e tjera po shihen më afër se kurrë me njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve. Para pak ditësh të gjithë filluan të mendonin se mes dyshes kishte diçka pasi ata u shfaqën shumë të afërt teksa ishin shtrirë dhe po bisedonin së bashku, ku ajo çfarë ra më shumë në sy ishte edhe deklarata e këngëtares ku u shpreh se:

Që kena me u bë çift krejt kanë me mendu, mirë u nxjerra sot në Prime, thash jo valla se kom vëlla, se nuk të kam, as nuk të shikojë si vëlla, drejt po të tregoi, nuk po të gënjejë.

E duket se çifti ka nisur ta tregojë hapur dhe madje të flasin për vazhdimësinë e raportit të tyre jashtë “Big Brother VIP”.

Fifi: Varet prej teje si don me e mbajt raportin mes nesh jashtë…

Graniti: Unë mendoj që edhe jashtë kemi për të kaluar shumë mirë, po e them ‘sinqeseriozisht’.

Fifi: (qesh)

Graniti: Pse qeshesh moj goce?

Fifi: Sepse nuk po të kuptoj, je shumë “deep” shumë i pakuptueshëm je…

Por jo vetëm kaq. Para disa ditësh ata janë parë shumë pranë me njëri-tjetrin teksa po qëndronin jashtë në verandë dhe po pinin cigare. Në pamje të parë ata dukeshin shumë të qetë teksa bisedonin në lidhje me familjet dhe angazhimet e tyre por gjithçka mori një tjetër drejtim kur Fifi e pyeti Granitin:

A t’ka met naj sen përgjys jashtë?

Ndërkohë që Graniti është treguar shumë i sinqertë dhe ka thënë se vetëm ndihma për nënën e tij është e vetmja gjë që i ka mbetur përgjysmë. Mesa duket Fifi donte vetëm një konfirmim të tillë dhe më pas të shprehej në lidhje me ndjenjat e saj duke i thënë se:

I need your smile, your eyes, everything…