Celebrities Showbiz

Fifi i dedikon një letër vetes së saj, çfarë shkruhet në të?!

Një nga banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Fifi ka qenë shumë e diskutuar ditët e fundit për shkak të reagimeve të saj ndaj situatave të ndryshme, që për hir të së vërtetës është diskutuar nga konkurrentët e tjerë dhe publiku jashtë si sëmundje mendore. Thënë kjo, gjatë spektaklit live mbrëmjen e të martës, Fifit i ranë të fikët live pas një diskutimi që po bënte me opinionisten Balina Bodinaku.

Teksa, këngëtarja po kërkonte të largohej nga shtëpia, gjendja e saj emocionale u rëndua duke i rënë kështu të fikët. Pasi e mori veten, Fifi vendosi të mos largohej nga shtëpia.

Tashmë ajo këtë periudhë po qëndron vetëm për të reflektuar mbi sjellën dhe veprimet e saj. Madje mbrëmjen e djeshme Fifi i dedikoi edhe një letër vetes së saj. Në të ajo shkroi:

E dashur Fifi, 

Uroj të të gjej mirë kjo letër. Kam diçka shumë të rëndësishme për të të thënë. A ke menduar ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i ftohtë? A ke menduar ndonjëherë të mos i marrësh gjërat aq për zemër? A ke menduar ndonjëherë me e kuptu që jo çdo kush do bëhet njish me atë që ti përcepton? A ke menduar ndonjëherë që nuk është e domosdoshme që t’u pëlqesh të gjithëve? A ke menduar ndonjëherë të vlerësosh veten më shumë? A ke menduar ndonjëherë për atë çfarë duan të tjerët që ti të jesh? A ke menduar ndonjëherë që jo të gjithë do të të respektojnë?

Rikujtojmë se, lidhur me situatën e vështirë të Fifit, ka reaguar edhe miku i ngushtë i këngëtares, kantautori i njohur i tregut tonë muzikor, Flori Mumajesi. Siç do të bënte një shok i vërtetë, Flori ka dalur publikisht në mbështetje të Fifit. Teksa ka kompozuar së bashku me Brunon këngën me mesazhin e fuqishëm që kjo e fundit krijoi brenda shtëpisë dhe e ka publikuar, ai ka shkruar:

E dua zërin tënd… Dedikuar atyre me të cilët jeta nuk u tregua e drejtë duke iu mohuar fjalët, dëgjimin, por jo ndjenjat… Nuk jemi dot perfekt edhe po të mundemi s’do të jemi dot kurrë…