Celebrities Gossip Showbiz

Fifi ka një ‘lutje’ për veten e saj dhe me shumë mundësi planet për një dasmë janë të afërta…

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi).

Dyshja nuk na i kursejnë momentet romantike apo dedikimet për njëri-tjetrin në rrjete sociale, ku edhe pse për një kohë të shkurtër në lidhje gjërat mes tyre duket se po bëhen tepër serioze. Thënë kjo, jo vetëm nga postimet e tyre, por dhe nga një ‘lutje’ e këngëtares në Instagramin e saj pak orë më parë. Teksa ka ndarë me ndjekësit një video nga dasma e dy miqve të saj duke i uruar, krahas bukuroshja ka shprehur dëshirën që pas tyre të jetë radha e saj.

Epo, ne ndjejmë një dasmë në horizont, po ju?

Urime! Pas jush ishalla…

E ftuar në episodin e fundit të “A Live Night” ishte artistja shumë e dashur dhe e komentuar, Fifi. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht, Fifi na zbuloi gjithçka në lidhje me dashurinë e saj të madhe muzikën. Hapat e parë, projektet e para, vështirësitë dhe sakrificat, njerëzit që e kanë ndihmuar përgjatë rrugëtimit e shumë të tjera zbuloi ditën e sotme Fifi në “A Live Night”.