Celebrities Gossip Showbiz

Fifi në një lidhje të re dashurie?! Ja postimi që na bëri pak lëmsh…

Më shumë se një muaj më parë një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni, Fifi zgjodhi të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mirëpo, padyshim që kjo eksperiencë e saj la gjurmë. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, këngëtarja u komentua mjaft për sjelljen e saj, që u cilësua edhe si pak dinamike, por nuk mund ta linte pas shpirtin e saj të artistes dhe kompozoi një këngë të re brenda shtëpisë.

Këngëtarja e njohur është komentuar shumë herë për jetën e saj personale. Ajo gjithmonë ka bërë kureshtarë fansat edhe pse nuk tregoi asnjëherë nëse është apo jo në një lidhje dashurie.

Ndonëse kanë kaluar pak muaj që nga dalja nga “Big Brother VIP”, këngëtarja në atë kohë u përfol për një afrimitet të madh me ish-futbollistin dhe ish-banorin tjetër të “BBV”, Granit Cana. Këto zëra ajo vendosi që t’i përgënjeshtroi duke mohuar në mënyrë kategorike që ka një marrëdhënie romantike me Granitin, përveç se miqësisë.

Sidoqoftë në një postim të fundit të shpërndarë në InstaStory, Fifi duket se e konfirmoi që po shijon një romancë të re dashurie. Këngëtarja ka publikuar një video në një makinë ku shfaqet duke shtrënguar duart me një person, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar. “You are the reason” e artistit Calum Scott është kënga të cilën ka vendosur që ta shoqërojë me postimin. Videoja është fshirë menjëherë, por që pritet në vijim të zbulohet nëse ka të bëjë vërtet me një lidhje të re.

Rikujtojmë se, suksesi i këngës që Fifi kompozoi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, padiskutim arriti një tjetër nivel, pasi kryeministri në një video të publikuar në llogarinë e tij, teksa shfaqte pamje nga Valbona përrallore e mbuluar me borë, në sfond kishte vendosur “Diell”. Prej javësh tashmë, kjo këngë ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve, të cilët e dëgjojnë dhe këndojnë kudo.