Celebrities Gossip Showbiz

Fifi përlotet: “Njërin grup e kam armik, të tjerët më kanë përdorur për aleanca…”

Një nga banoret e shtëpisë, Fifi ka qenë shumë e diskutuar për shkak të reagimeve të saj ndaj situatave të ndryshme, që për hir të së vërtetës është diskutuar nga konkurrentët e tjerë dhe publiku jashtë si sëmundje mendore. Mirëpo, sërish si këngëtare, ajo mbetet një ndër më të pëlqyerat e sidomos për baladat e saj shumë të ndjera.

Duket se Fifi nuk po mundet të përshtatet dot brenda shtëpisë jo vetëm nga situata me Granitin, por edhe me banorët e tjerë, pasi sipas saj ata nuk janë treguar të sinqertë me të. Kjo gjë po e pengon këngëtaren të jetë vetvetja dhe të japë më shumë.

Dua të qesh, dua të bëhëm Fifi. Kam dalë në publik si psikopate, si egosite, si egocentrike.  Nuk di me kë të rri, njërin grup e kam që e kam armik, këta me të cilët rrija më paskan përdorur për aleanca. 

Nga dita në ditë duket se Graniti po i largohet Fifit duke ja bërë edhe më të qartë që nuk ka ndjenja për të. Pak ditë më parë, teksa po qëndronin bashkë, Fifi i bëri një propozim të çuditshëm duke i “kërkuar” Granitit të fejohen bashkë. Teksa u organizua “dasma” mes Arditit dhe Beniadës me praninë e Bujar Qamilit dhe orkestrës, këngëtarja pyeti Granitin se përse nuk u fejuan dhe ata. Ky i fundit zgjodhi ta injorojë atë duke kënduar pa i dhënë asaj një përgjigje.

E mesa duket, edhe pse i qëndron afër Graniti po i tregon nga pak Fifit se ka ndjenja për dikë tjetër jashtë shtëpisë dhe bëhet fjalë pikërisht për ish-in e tij me të cilën ka bashkëjetuar. Ai i ka treguar pak nga historia e tij me të dhe u shpreh nëse ajo do i vinte në emision, ai do të përlotej pasi e do shumë.

Kjo duket se i ndikoi shumë Fifit, e cila i tha se përse nuk ja kishte thënë këtë më përpara dhe u shpreh se tanimë do ta “ruajë” më shumë nga vajzat brenda shtëpisë që e ngacmojnë.