Celebrities Gossip Showbiz

Fifi reagon pas fjalëve për të: “Më gjyko kur të jesh perfekt!”

Disa ditë më parë një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni, Fifi zgjodhi të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mirëpo, padyshim që kjo eksperiencë e saj la gjurmë. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, këngëtarja nuk mund ta linte pas shpirtin e saj të artistes dhe kompozoi një këngë të re brenda shtëpisë.

Këtë krijim të sajin, dy miqtë e saj më të ngushtë, kantautorët e njohur Flori Mumajesi dhe Bruno e sollën si një ‘demo’ të mirëfilltë. Pas daljes së Fifit nga shtëpi, një pjesë e këngës me titull “Diell” u hodh si ‘demo’ dhe po korr një sukses shumë të madh. Ende pa u publikuar projekti i plotë, numëron afro 2 milion klikime.

Mirëpo, Fifi nuk kishte reaguar rreth fjalëve dhe paragjykimeve për të, deri para pak orësh ku publikoi një postim në llogarinë e saj në Instagram ku teksa ka pozuar e veshur me shumë stil, zgjodhi të reagojë me anë të mbishkrimit në mënyrë jo të drejtpërdrejt.

Më gjyko kur të jesh perfekt

Suksesi i këngës që Fifi kompozoi brenda shtëpisë së “BBV”, para pak ditësh padiskutim arriti një tjetër nivel, pasi kryeministri në një video të publikuar në llogarinë e tij, teksa shfaqte pamje nga Valbona përrallore e mbuluar me borë, në sfond kishte vendosur “Diell”.

Prej ditësh, kjo këngë ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve, të cilët e dëgjojnë dhe këndojnë kudo!

Lidhur me paragjykimet që Fifi pati nga banorët dhe publiku jashtë rreth eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”, ka reaguar Morena Taraku dhe shoqja e saj e ngushtë Argjira Spanca, duke u shprehur se nëse do të njihnin zemrën e saj dhe se sa e ndjeshme është nuk do të reagonin kështu.

Pas tyre, ‘kapakun’ e vunë dy miqtë e saj më të mirë, të cilët i kompozuan këngën që Fifi krijoi brenda shtëpisë dhe i dedikuan asaj fjalët më motivuese.