Celebrities Gossip Showbiz

Fifi zbulon arsyen e lotëve dhe jo nuk është ajo që mendojmë!

Që Fifi është treguar gjithmonë shumë e sinqertë në lidhje me jetën e saj private dhe që di më së miri si ta ‘hedhi dhimbjen në letër’ këtë gjë nuk mund ta mohojmë. Martesa e djalit që dashuronte dhe e kishte ‘gdhendur’ në trup shkaktoi shumë zhurmë në rrjete sociale. Menjëherë pas saj, këngëtarja postoi në llogarinë e saj në Instagram një video ku shfaqej duke qarë dhe krahas një mbishkrim shumë prekës.

Bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike Tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…

Në një ‘Ask’ të bërë së fundmi nga Fifi mes një bisede me fansat nuk mund të mos u pyeste për shkakun e lotëve të saj, megjithatë përgjigja nuk është ajo që mendojmë.

Kom kajt per dashni jo per dhimbje. Kom kajt per eren e trupit te atij qe m’kishte ngel ne rroba .. P.s. per ju mediat e rrespektume .. une s’kam humb asnji njeri … perkundrazi une jam super e Lumtur Jeni tu shpif masivisht Edhe po i jepni vemendje kot nje situate qe eshte ZERO E VERTETE dhe s’ka lidhje me mu as me jeten tem .. Ju dua Perjetesisht!

Para disa kohësh, këngëtarja kishte djalin që dashuronte me emër Xhulio Tabaku të vetmin njeri që ndiqte në faqen e saj dhe gjithashtu e ka ‘gdhendur’ atë në trup me epitetin përkëdhelës “Stracciatella”. Nuk dihet arsyeja e ndarjes, por ai tanimë është i martuar me një vajzë tjetër.