Celebrities Fashion Showbiz

Fiksimi i Kim Kardashian për “Balenciaga” vazhdon akoma!

Mund të jetë shumë e vështirë për ju që të gjeni një fanse aq të madhe dhe aq të fiksuar pas “Balenciaga”, sesa Kim Kardashian. Që pas debutimit të saj në “Met Gala” por edhe më para bukuroshja gjithmonë zgjidhte që të vishej shpesh me “Balenciaga”.

Kjo është vërtetuar edhe me postimin e fundit të vetë biznesmenes. Në rrjetin e saj social Instagram ajo kishte postuar disa foto e veshur me një fustan të gjatë të zi me shkëlqim, duke qenë se edhe sezoni i festave po afron. Në seti e fotove të postuara ajo shfaqet duke pozuar me fustanin nga koleksioni i pranverës 2022.

Kim mbante të vendosura në disa foto edhe një palë syze dielli të zeza, çizme me majë dhe një unazë të madhe në ngyrë gri. Ky postim i Kim jo më ndryshe se të gjithë postimet e tjera por arriti që të merrte me miliona klikime në shumë pak orë pas postimit.

Vlen të përmendet se disa nga veshjet më tërheqëse të nënës së katër fëmijëve kohët e fundit kanë qenë përsëri të markës së njohur, si veshjet e saj Pepto-Bismol Saturday Night Live dhe në “Met Gala”, ku look-u i yllit të “Keeping Up With The Kardashians”, teksa fytyra e saj ishte tërësisht e mbuluar shkaktoi jo pak zhurmë në mediat sociale. Veshja e saj e pazakontë u komentua gjithandej. Kjo veshje e Kim mori shumë kritika, por bukuroshja zgjodhi që ta komentonte duke thënë se “nuk ka asgjë më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët”.

Edhe pse me atë veshje nuk dukej asgjë nga bukuria e Kim, ajo nuk e kishte lënë pas dorë make up-in dhe as stilin e flokëve. Përpos të gjithave ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim se çfarë mund të ketë rezervar Kim për këto festa.