Celebrities Gossip Showbiz

Filloi “Për’puthen”, por sytë na i morën flokët e Arjanit!

“Për’puthen” është një emision që rezultoi shumë i suksesshëm vitin e kaluar. Një program me mision kryesor dashurinë, por që shkoi përtej kësaj, teksa shumë nga ish-pjesëtarët arritën të bëhen të famshëm dhe shumë të dashur për publikun shqiptar.

Sezoni i ri i “Për’puthen” filloi pikërisht sot, dhe me siguri do të jetë shumë i suksesshëm dhe i ndjekur nga publiku shqiptar. Ndërsa ka ndryshuar paksa njohja e konkurrentëve me publikun, duke e nisur ndryshe nga vjet me prezantimin e djemve fillimisht, prezantuesja Bora Zemani dhe opinionisti Arjan Konomi, mbeten të njejtët.

Pjesëmarrësit e këtij sezoni dukeshin shumë interesantë, të ndryshëm, karaktere të forta dhe djem këmbëngulës, por duket se ishte diçka tjetër ajo që ka tërhequr vëmendjen në këtë episod të parë. Janë pikërisht flokët e Arjanit, që duken paksa ndryshe nga çfarë jemi mësuar. Ndoshta të lyer, apo Arjani mund të ketë guxuar edhe me mbajtjen e një parukeje, këtë s’e dimë me siguri.

Megjithatë, duhet ta pranojmë se duket vërtet bukur dhe me stil. Ndërkohë, edhe Bora shkëlqen si në çdo dalje të saj tjetër publike. Një sezon që premton shumë, teksa të gjithë jemi në pritje të prezantimit të vajzave që do të jenë pjesë e këtij emisioni. Një program, në të cilin do të zhvillohen shumë histori dashurie e debate, plot emocione dhe ngjarje që ia vlen për t’u diskutuar.