Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST

Filma & TV Shows

COME AWAY
Një film dramë fantazi aventurë i cili vjen si ndërthurje e dy historive shumë të dashura për fëmijë Lizës në Botën e Çudirave dhe Peter Pan. Motër e vëlla, Liza dhe Peter bashkohen për të larguar prindërit nga dëshpërimi, në një udhëtim në Wanderland dhe Neverland.
Soul
Një muzikant që ka humbur pasionin e tij për muzikën transportohet jashtë trupit të tij dhe duhet të gjejë rrugën e kthimit me ndihmën e një shpirti të një foshnje që mëson për veten e saj.
Wonder Woman 1984
Filmi është vazhdim i filmit hit “Wonder Woman” (2017), i cili arkëtoi mbi 822 milionë dollarë 3 vite më parë. Në vitet 1980 aventura e rradhës e Wonder Woman e gjen atë përballë dy armiqve të rinj: Max Lord dhe Cheetah. Në film, rikthehet në rolin e saj aktorja e njohur Gal Gadot, ndërsa përveç saj, në film luajnë aktorët e famshëm si Kristen Wiig, Robin Wright, Pedro Pascal, ndërsa si regjisore e filmit rikthehet Patty Jenkins, të cilën po e ndjek suksesi që kur filmi i parë “Wonder Woman” entuziazmoi fansat.
The Elfkins: Baking a Difference
Elfkins legjendarë të Këlnit ishin xhuxhat që ndihmonin zejtarët fshehurazi natën, derisa ata u dëbuan nga gruaja e ligë e një rrobaqepësi, 200 vite më parë. Kjo është historia e rikthimit të tyre. Elfkins paraqet një botë nëntokësore ku jetojnë elfët (kukudhët), me frikë nga bota njerëzore sipër.
Love actually
Një histori qe ndërthurur marrëdhënie dashurie me protagonistë 8 çifte shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri: këto histori kane të përbashkëte faktin qe zhvillohen njëkohësisht, duke nisur 5 javë para Krishtlindjeve. Me aktorët Hugh Grant, Martine McCutcheon, Liam Neeson, Keira Knightley, etj.
Miracle on 34th Street
Një film fantazi-komedi, që bën fjalë për një histori me një fund të lumtur që i dhuron emocione të mëdha që nga 1994 jo vetëm fëmijëve, por edhe të rriturve. Në të rrëfehet historia e një zotërie i cili dëshiron që të bindë botën se ai është Babagjyshi, ndërsa një vajze të vogël i premton se do t’i dhurojë një familje dhe një shtëpi.
STRELTSOV
Në moshën njëzet vjeçare, Eduard Streltsov ka gjithçka që mund të ëndërrojë: talentin, paratë, famën dhe dashurinë. Ai është ylli në rritje i futbollit sovjetik. I gjithë vendi pret fitore nga ekipi kombëtar në Kupën e ardhshme të Botës, ku Streltsov do të përballet me futbollistin e madh brazilian Pelé. Sidoqoftë, armiqtë e tij sportivë shkatërrojnë karrierën e tij disa ditë para se ekipi të niset për këtë ngjarje. Kur karriera e tij sportive duket se ka përfunduar përgjithmonë, Streltsov duhet të rikthehet në fushë dhe të provojë se ai është një kampion i vërtetë, që e meriton dashurinë e të gjithëve.
Die Hard
Nje polic Nju Jorkez, John McClane (Bruce Willis) viziton gruan e tij (Bonnie Bedelia), vajzën dhe djalin e tij ne prag Krishtlindjesh. Ai merr pjesë bashkë me të shoqen në një festë fundviti në selinë e biznesit në pronësi japoneze për të cilën ajo punon. Por festimet ndërpriten nga një grup terroristësh që marrin peng të gjithë pjesemarrësit. Shumë shpejt McClane kupton se nuk ka kush t’i shpëtojë pengjet - përveç tij.
Jingle All The Way
Çfarë do të ishin Krishtlindjet pa Arnold Schwarzenegger? Një baba vendosë të realizojë një ëndërr të pamundur pak para Krishtlindjeve për djalin e tij. Do të bëhet Torbo-Man, një figurë aksioni.
Polar Express
Film i animuar, i shkruar dhe drejtuar nga Robert Zemeckis, bazuar në librin për fëmijë me të njëjtin titull të vitit 1985 nga Chris Van Allsburg, i cili gjithashtu shërbeu si një nga producentët ekzekutivë. Një djalosh merr një udhëtim magjik për në Polin e Veriut me trenin “Polar Ekspres”. Gjatë udhëtimit të tij, ai mëson për miqësinë, kurajon dhe shpirtin e Krishtlindjeve.
A Christmas Prince: The Royal Baby
Krishtlindjet sjellin një dhuratë në familjen mbretërore: një pasardhës. Por si fillim, mbretëreshës Amber i duhet të mbrojë familjen e saj dhe monarkinë nga zbulimi i një sekreti.
A Christmas Prince: The Royal Wedding
Një vit pas mbretërimit te Richard, Amber do të bëhet mbretëreshë. Por një intrigë brenda familjes mbretërore do të nxjerrë në dukje armiqtë e vërtetë të mbretërisë.
A Christmas Prince
Një gazetare, Amber, futet fshehurazi në shtëpinë mbretërore duke pretenduar se është një mësuese, që të mësojë më shumë rreth princit të shumë përfolur, Richard, të Aldovias. Megjithatë, e vërteta që ajo zbulon rezulton të jetë krejt e ndryshme dhe më e thellë nga çdokush mund ta imagjinonte. Tani ajo duhet të vendosë se çfarë të bëjë me të, të shkruajë një artikull të bujshëm që me siguri do të ndikojë në karrierën e saj ose të ruajë dashurinë dhe respektin e atyre me të cilët është miqësuar.
How the Grinch stole Christmas
Banorët e një që qyteti përgatiten gjithmonë për Krishtlindjet dhe mendojnë t’i kalojnë ato sa më bukur, duke blerë dhe dërguar dhurata. Duket se këto nuk mjaftojnë dhe vogëlushja Sindi fton në festë Grinçin, një krijesë e cila ka vetëm për qëllim: të vjedhë Krishtlindjet.
Klaus
Një vepër zemërgjerësie nxit gjithmonë një tjetër. Kjo është historia se si një postier, në bashkëpunim me një druvar të vetmuar dhe një mësuese të re sollën paqen dhe harmoninë në një qytet dhe krijuan një nga traditat më të bukura dhe të njohura në botë.
Elf
Një ditë Krishtlindjesh, një bebe e mahnitur nga një arush pellushi, futet në thesin e dhuratave të Santa Klaus-it, ndërsa ai është duke shpërndarë lodra në jetimore. Santa Klausi pa e ditur e merr fëmijën në Polin e Veriut. Buddy rritet në botën e Elfëve, derisa një ditë niset  për të gjetur babain e tij biologjik.
Home Alone 2: Lost in New York
Një vit pasi Kevinin e harruan në shtëpi dhe iu desh të përballej me dy hajdutë, aksidentalisht ai e gjen veten në qytetin e Nju Jorkut dhe takon disa “fytyra të njohura”.
Home Alone
Kevinin 8-vjeçar, familjarët e tij e harrojnë aksidentalisht në shtëpi kur nisen për të festuar Krishtlindjen në Francë. Ai duhet të mbrojë shtëpinë e tij nga dy hajdutë idiotë. Në fundjavën e shfaqjes, “Home Alone” kryesoi në Box Office. Mblodhi plot 17,081,997 dollarë në 1,202 kinema. Filmi qëndroi në vendin e parë për plot 12 javë. Fitoi dhe një Rekord Botëror Guinness si komedia me fitimin më të lartë ndonjëherë në vend.
Cross the Line
Një njeri me zemër të mirë ka një përballje të papritur vdekjeprurëse. Menjëherë shfaqen instiktet për të pastuar rrëmujen e krijuar për vetëmbrojtje, por a mund t'ia hedhësh paq pasi ke vrarë dikë?
The Doorman
Një ish-ushtarake duhet të shpëtojë mbesën dhe nipin e saj nga disa grabitës të armatosur, të cilët kanë plan të vjedhin vepra të paçmueshme arti në një ndërtesë në qytetin e Nju Jorkut.
10 Days Without Mum
Antoine është Drejtori i Burimeve Njerëzore në një kompani të madhe. Kur bashkëshortja e tij vendos të niset me pushime dhe i lë atij përgjegjësinë e katër fëmijëve të tyre, ai mendon se do ta ketë të lehtë. Por Antoine nuk e ka menduar mirë se sa rrëmujë mund të bëhet.
Friends
Seriali ikonik flet për një grup shokësh e shoqesh, që jetojnë në Manhattan të New York-ut. Që të gjashtë kanë shumë të përbashkëta, por edhe shumë kontraste. Tematika e këtij seriali kryesisht flet për shoqërinë, situatat qesharake dhe afeksionin ndaj të tjerëve apo here-here edhe ndaj njeri-tjetrit. Friends mori kritika pozitive, dhe shpejt u bë një ndër serialet me të ndjekura jo vetëm në SHBA, por në gjithë botën. Seriali në fjalë është nominuar për 63 çmime Emmy.
Good Will Hunting
Uill Hunting është një pastrues shkolle, por me një dhunti të veçantë për matematikën. Zgjidhja e një problemi të vështirë dhe problemet me gjykatën, do e bëjnë të njohë profesor Lemboun. Ai do ta udhëheqë drejt zbulimeve të tjera, edhe së bashku me mikun e tij psikolog, Shon, ai i jep një mundësi të re Uillit që të rifitojë jetën e tij.
Freaky
Pasi ndërron trupin me një vrasës serial të çmendur, një vajzë e re në shkollën e mesme zbulon se ka më pak se 24 orë para se ndryshimi të bëhet i përhershëm.
Nëntori i Dytë
Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar – shpalljen e pavarësisë së kombit Shqiptar. Personalitetet më të famshëm të kombit të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali pas shumë pengesash arrijnë të ngrenë flamurin shqiptar dhe të shpallin kështu Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor 1912.
The Crown
Ky serial portretizon jetën e Mbretëreshës Elizabeta II nga dasma e saj në vitin 1947 me Princin Filip, deri në fillim të shekullit 21. The Crown është vërtetë një shfaqje cilësore dhe argëtuese, duke dhënë një portret të familjes mbretërore me të gjitha ngjyrat, të komplikuar ashtu si ç’është në të vërtetë, me guximin për të shfaqur edhe të vërtetat tronditësese në ekran.
The Silence of the White City
Një detektiv kthehet në punë dhe po ashtu një vrasës i vjetër serial i cili i vret viktimat e tij në bazë të një renditje numërore. Cili është ai dhe si do të zgjidhet ky mister shumëvjeçar?
Wasp Network
Historia e 5 të burgosurve politik Kubanez që u burgosën nga Shtetet e Bashkuara që nga vitet 90 me akuzën për spiunazh dhe vrasje.
Lassie Come Home
Lesi është qenushja e Flosë. Ata kanë një lidhje shumë të fortë së bashku. Vështirësitë financiare do të detyrojnë familjen të heqë dorë nga Lesi. Edhe pse me kilometra larg, qenushja do arrijë të arratiset nga pronari i ri për tu rikthyer në gjirin e familjes.
The Translators
Filmi flet për librin “Dedalus” që është një trilogji best seller. Nëntë përkthyes bëhen bashkë në një bunker luksoz, për të përkthyer librin e tretë dhe të fundit të kësaj trilogjie. Kur dhjetë faqet e para të dorëshkrimit super sekret dalin online, puna e ëndrrave shndërrohet në një makth.