Film & Tv Showbiz

Filmi “Spencer” mbi jetën e Princeshës Diana merr kritika negative!

Ekspertët mbretërorë kanë kritikuar filmin e ri “Spencer” me protagoniste aktoren Kristen Stewart duke thënë se i heq Princeshës Diana respektin dhe dinjitetin e saj dhe është i pajustifikueshëm sipas tyre. Skenat në shfaqjen e filmit biografik të Princeshës Diana, e cila ndërroi jetë në një aksident automobilistik në moshën 36–vjeçare, portretizojnë e atë duke shpërthyer në lot para djalit të saj Princit William kur lufton me çrregullimin e saj të të ngrënit dhe mënyrat se si ajo do që t’i bëjë keq vetes.

Në skenat shqetësuese nga filmi i ri, Diana fantazon të hidhet poshtë shkallëve dhe të mbytet me një gjerdan të dhuruar nga bashkëshorti i saj, Princi Charles. Në disa pjesë të tjera të filmit tregohet bulimia dhe madje përjeton halucinacione për vdekjen e saj. Ingrid Seward, kryeredaktore e “Majesty”, tha për “The Sun” se:

Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Është krejtësisht e panevojshme. William dhe Harry do të zemërohen shumë dhe do të lëndohen për këtë. Ata do ta kenë të tmerrshme që nëna e tyre po portretizohet në një film në këtë mënyrë.

Biografja dhe ekspertja mbretërore Penny Junor tha lidhur me skenat e filmit se:

Ky film është i panevojshëm. Le ta lëmë Dianën me një copë respekti dhe dinjiteti. Unë e di që William ishte atje kur ajo ishte e pakënaqur, por më duket se filmi është në fakt i pasaktë.

Në një skenë tjetër William shihet duke iu lutur nënës së tij të zbresë për darkë pasi ajo mbyllet në dhomën e saj, duke vuajtur dhe duke vjellë. Kjo vjen pasi nëntorin e kaluar ekspertët mbretërorë kritikuan skenat në serialin “The Crown” që portretizuan luftën e Princeshës Diana me buliminë. Në një sekuencë shqetësuese, Diana, rol i luajtur nga aktorja Emma Corrin u shfaq duke vënë gishtat në fyt, pas një debati të ashpër me Princin Charles.

Gjithashtu dhe fansat nuk i pritën mirë këto skena. Një komentues në Twitter shkroi:

Të shohësh Dianën duke luftuar me buliminë është shumë e trishtueshme.

Traileri i parë i filmit “Spencer” u publikua muajin e kaluar. Ngjarja e filmit përqendrohet në vitin 1991 dhe data për publikim është vendosur të jetë 5 Nëntori i këtij viti. Skenari, i shkruar nga skenaristi anglez Steven Knight, nënvizon momentet kur Diana kupton se ajo duhet të shmanget nga një rrugë që e vë atë në linjë për të qenë një ditë Mbretëreshë. Regjisori Pablo Larrain shpjegoi se drama nuk do të thellohet në vdekjen tragjike të Dianës, por përkundrazi do të përqëndrohet në marrëdhënien e saj me bashkëshortin dhe dashurinë që ajo ka për fëmijët e saj.

Rikujtojmë se, në një intervistë për “LA Times” pas shfaqjes së premierës së filmit “Spencer” në Amerikën e Veriut, në Telluride, Kristen Stewart tha se kishte përjetuar disa ndjenja drithëruese, shpirtërore duke xhiruar këtë film, i cili zhvillohet gjatë tre ditëve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve të vitit 1991, kur Diana po qëndronte në shtëpinë në Sandringham. Stewart siç dihet ka luajtur rolin e Princeshës së Uellsit në filmin e vlerësuar nga kritika dhe ka shprehur se gjatë xhirimeve ka ndjerë sikur Diana po përpiqej të depërtonte tek ajo.