Aktualitet

Finalizohet operacioni, efektivi i RENEA-s kapet me 1 kg kokainë!

Një efektiv policie i forcave RENEA është arrestuar pasi është kapur me 1 kg kokainë.

Operacioni është zhvilluar nga policia Tiranë, ku në pranga kanë rënë edhe 2 bashkëpunëtor të efektivit të RENEA-s.

Mësohet  se efektivi i rënë në pranga është Xhulio Liçi, ndërsa ka qenë në vëzhgim dhe përgjim nga forcat e policisë.

Policia është duke zhvilluar kontrolle edhe në banesta e të arrestuarve, ndërsa janë duke u kontrolluar kontaktet e tyre për zbardhjen e plotë të ngjarjes, destinacionin e saj dhe të përfshirëve të tjerë.