Sport

Finalja e ‘Champions League’ Liverpool-Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare!

Liverpool dhe Real Madrid përballen mbrëmjen e sotme në “Stade de France” përballë 80 mijë spektatorëve në stadium dhe miliona të tjerëve para ekranit, për të diskutuar trofeun më të rëndësishëm europian për klube, Ligën e Kampionëve.

Dy strategët, Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti kanë ndarë mendjen për formacionet që do të hedhin në fushë mbrëmjen e sotme, duke u besuar titullarëve më të rëndësishëm, atyre që kanë kontribuuar më shumë për të sjellë skuadrat deri në këtë finale.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertsson; Fabinho, Henderson, Thiago; Salah, Mane, Luiz Diaz

Real Madrid (4-4-2): Courtois; Carvajal, Alaba, Militao, Mendy; Modriç, Casemiro, Kroos, Valverde; Vinicius, Benzema

Të ndjekësh skuadrën e zemrës në ndeshje të mëdha ndonjëherë është gjëja më e rëndësishme për disa persona dhe këtë e kanë vërtetuar më mirë se kushdo tjetër disa tifozë të Liverpool.

“The Reds” do të ndeshet sonte në orën 21:00 me Real Madridin në finalen e Champions League në Stade de France.
Disa tifozë kanë udhëtuar me gomone në drejtim të Francës, pasi fluturimi i tyre ishte anuluar. Në një video të publikuar në rrjetet sociale ata dëgjohen duke thënë: “Nuk do ecësh kurrë vetëm.”

Me këtë veprim tifozët e “The Reds” e treguan edhe me veprime se “nuk do ecësh kurrë vetëm”, nënkupton se ata do të jenë gjithmonë pranë skuadrës së Liverpool, pavarësisht vështirësive që hasin.