Sport

Finalja e Conference League, hotelet në Tiranë dhjetëfishojnë çmimet për datat 25-26 maj

Kur pritej që finalja e Ligës së Konferences të ishte një ogur i mirë për Shqipërinë duket se kjo ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të hoteleve për tifozet që do vendosen në Tiranë në datën 25 Maj kur do mbahet dhe ndeshja.

Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizëm Zak Topuzi ka shkruar se kjo është një lojë e turpshme dhe e pa denjë.

Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit Zak Topuzi ka bërë një denoncimin gjatë ditës së sotme në llogarinë e tij në facebook ku shkruan se po bëhet një lojë e turpshme dhe e pa denjë që cënon rëndë imazhin e turizmit në Tiranë.

”Po bëhet një lojë e turpshme dhe e pa denjë, duke cënuar rëndë imazhin e turizmit në Tiranë. Po shitet dhomat e hoteleve ( për dt 25-26 maj) me çmime nga 600-9000€/nata për një ndeshje sporti që duhet të jetë një manifestim i vlerave të Kryeqytetit të Rinisë 2022. Ftoj z. Veliaj dhe Min Financave të angazhohet seriozisht për të kthyer normalitetin.Ky është abuzim i pastër që do dëmtojë rëndë imazhin e Shqipërisë”, shkruan Topuzi.

Roma-Feynord do jetë finalja e Conference League, që do të zhvillohet me 25 maj në Tiranë, në stadiumin ‘Air Albania’. Skuadra italiane ia doli të fitonte 1-0 gjysmëfinalen e kthimit kundër Leicester, teksa ndeshja e para një jave u mbyll 1-1.