Aktualitet

Finalja e “Conference League” paralizon qarkullimin në Tiranë, rrugët që bllokohen të mërkurën

Qarkullimi do të jetë i paralizuar të mërkurën e 25 majit në Tiranë, teksa do të luhet finalja e “Conference League”. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa për mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv që zhvillohet në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ndërkohë që 25 maji është cilësuar si dita pa makina, sikurse është njoftuar gjatë këtyre ditëve, disa akse do të jenë të bllokuara. Rrugët ku do lejohet lëvizja është vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit.

Më poshtë harta e rrugëve të bllokuara në Tiranë:

Sakaq, hyrja në Tiranë do të jetë e pamundur për ata që nuk kanë një biletë për ndeshjen të mërkurën. Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në orën 18:00 pasdite.

Në një dalje për mediat ditën e sotme, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u bëri thirrje qytetarëve që të mos vijnë në Tiranë të mërkurën nëse. Sipas tij në kryeqytet do të jenë atë ditë vetëm ata që kanë një biletë dhe banorët vendas.

Po ashtu ai u kërkoi bankave dhe bizneseve private që ta bëjnë pushim. Ndërkohë, ministri sqaroi se ata që duan të dalin nga Tirana, do t’ju mundësohet një gjë e tillë përmes korridoreve të daljes.

“Në Tiranë, mos hajdeni! Nëse nuk keni një biletë sepse do të jetë bllokuar. Në Tiranë do të qarkullojë ata që kanë një biletë dhe tiransit. Unë ju bej thirrje qytetarëve të tjerë që të mërkurën të mos tentojnë të vijnë në Tiranë”, tha Çuçi.

Po ashtu ai u kërkoi bankave dhe bizneseve private që ta bëjnë pushim. Ndërkohë, ministri sqaroi se ata që duan të dalin nga Tirana, do t’ju mundësohet një gjë e tillë përmes korridoreve të daljes.

“I bëj thirrje bankave dhe bizneseve private ta bëjnë pushim në 25 maj. Ata që do të jenë në punë do të lejohen. Sikundër edhe kush do të dalë nga Tirana do të ketë kanalet e daljes. Ajo që do të bllokohet është qarkullimi”, tha Çuçi.

Kujtojmë po ashtu se 25 maji do të jetë ditë pushimi për institucionet publike në Tiranë. Finalja e “Conference League”, do të luhet në në “Air Albania” në orën 21:00 mes Romës dhe Feyenoordit të Roterdamit.