Sport

Finalja e Kupës së Amerikës, Argjentina mposht Brazilin!

Pas 28 viteve të gjata, Argjentina i rikthehet triumfit në Kupën e Amerikës. Në finalen e Maracanã-s, Brazili zot shtëpie u gjunjëzua me rezultatin 1-0 nga një gol i Angel Di Maria-s, në minutën e 22-të të pjesës së parë.

Që nga viti 1993, Argjentina nuk ngrinte lart Kupën e Amerikës. 28 vite pritjeje të shënuara nga 4 finale të humbura! Edhe për Lionel Messi-in erdhi suksesi i parë në këtë kompeticion e gëzimi i madh me fanellën e Kombëtares, me përjashtim të Botërorit Under 20 në 2005-ën e Medaljen e Artë Olimpike në 2008-ën.

Fitorja bëhet edhe më e ëmbël kur realizohet në strofkën e armikut të Maracanã-s e që barazon suksesin e Uruguajit me 15 trofe duke lënë pas Brazilin me vetëm 9.

Neymar doli duarbosh nga ky turne.

I pari karton i verdhë i ndeshjes erdhi pas 3 minutave lojë me faullin e rëndë të Fred-it ndaj Montiel-in, çka tregoi për një ndeshje shumë të ndjerë.
I njëti diskutim për shqyerjen e pantallonave të shkurtra të Neymar-it, i cili kur nuk pranon me të mirë detyrohet të ndalojë me të keq!

Por nuk ka kohë për të protestuar, pasi në minutën e 22-të, rezultati zhbllokohet: De Paul ndryshon lojë me një pasim të shkëlqyer që materializon golin e fitores së shënuar nga Di Maria.

Në pjesën e dytë, ritmet u përshpejtuan ndjeshëm por me pak mundësi për gola. Zëvendësimet nuk ndryshuan asgjë në themel, miqtë ishin shumë solidë në mbrojtje. Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol ndezi Seleção-n me disa raste ndonëse asgjë më shumë, Argjentinë-Brazil përfundoi 1-0.